Cima: Veç në gjumë nuk kam bërë sherre (FOTO)

Sherret i ka pas specialitet. Bile të tilla ka pas aq shumë, sa që i urtë thotë se ka qenë vetëm në gjumë.

Rasim Thaqi –Cima, humoristi i cili ka bërë për vete publikun me skeçet të shumta humoristike, nuk është pishman për të bëmat e fëmijërisë. Por thotë se nuk ka në qejf të flitet para fëmijëve të tij, për to. Ai për Kolona.al ka rikthyer në rrëfim fëmijërinë e tij, ndërsa ka treguar ngjarje të ndryshme e deri te mënyra se si ia kanë vënë emrin…

Çfarë fëmije thonë se ke qenë, i urtë apo i llastuar?

Ma i haliti në mëhallën time, në kohën e fëmijërisë kur kam jetuar në Komunën e Drenasit.

A kujton ndonjë çapkënllëk nga fëmijëria, apo sherret që ke mundur t’i bësh?

Plotë sherre kam bërë. Po e them një prej sherreve të mia të shumta. Një prej xhaxhallarëve të mijë kur kositke me kosë, unë shkoja diku 3 metra ma larg edhe e vendosja një hekur. Kur vinte ai te ai hekuri i prishej kosa. Shumë sherre kamë bërë. Veç në gjumë nuk kamë bërë sherre.

Keni qenë si fëmijë i shoqëruar me moshataret tu, apo më shumë keni pasur dëshirë të rrini me më të rriturit?

Shumicën e shokëve i kamë pasur më të mëdhenj. Sherret i kamë mësuar prej tyre. Atëkohë më dukej që nëse rrija me të mëdhenjtë ata dinin më shumë.

Si ndiheni kur sot ju flasin për fëmijërinë tuaj?

E ndiej vetën shumë të kritikuar. Gjithmonë prindi ka qejf mi pas fëmijët e urtë. E duke e ditur këtë  unë fëmijëve kurrë nuk ju kam treguar çka kam bë unë në fëmijërinë time, pra që kam qenë sherrxhi.

A keni shumë foto nga fëmijëria dhe kur i shikon ato si të duket vetja?

Shoh që si i ri fytyra ka qenë e lëmuar e pa fajshme. Edhe pse kam bërë sherre, në fotografi dukesha një fëmijë i urtë me atë frizurën e mirë e tash kur shikohem në pasqyrë nuk jam ai. Nganjëherë më vjen të qaj,  kur e shoh sa ka kaluar koha.

A ka diçka fëmijërore akoma tek ti?

Po ka. Ka raste kur qohem dhe luaj me kilikera. Interesant më vjen kjo por kam nostalgji ta praktikojë. Më ka lënë shumë pasoja sepse shumë kam luajtur me to. Gruaja më thotë shpesh herë “ kurrë nuk donë me mbledhë mend, burri plak hale me luajt me kilikera”.

Kush ju ka pagëzuar me emrin ?

Ma kanë lan në Drenas. U kanë një adet në kohën e mëhershme, kush ka ardhur mysafir natën që ka lindur foshnja, fëmijës ia kanë lanë emrin e atij mysafiri. Kështu që edhe mua ma kanë lanë emrin e mysafirit që ka qenë natën që kam lindur unë. Pishman nuk jam, por kish bë me pas emrin Gjon, Agron, Dardan. Ta zëmë axha Gjon (qesh).

Kur ju jeni protagonist i temave te ndryshme ne familje dhe kur në ato tema flitet për ‘sherret’ që ti dikur ke bërë, si ndiheni dhe a ju pëlqen deri sa flasin për moshën tuaj te fëmijërisë?

Nuk më pengon,bile kënaqemi sidomos kur mblidhemi familjarët. Por po e them përsëri  më pengon të flitet për sherret e mija kur janë fëmija e mijë prezentë sepse nuk kam qejf shumë të flitet për ato sepse çdoherë atyre iu kam thënë se nuk kam bërë sherre. Kjo sepse secili prind dëshiron që fëmija i tij të jetë i urtë.

 Cila është këshilla qe do të ia dedikoje fëmijëve tjerë dhe fëmijëve tu?

Të mësojnë. Kjo është arma kryesore në jetë. Kisha sugjeruar të merren me sport sepse rinia duke u marr me sport largohen shumë nga rrugët e këqija. /Kolona.al

Go to top