Ky është shqiptari nga Tirana kryesoj faqet erotike të SHBA-ve

Një shqiptar tjetër i famshëm në botë i shtohet listës së emrave të figurave nga fusha të ndryshme të sportit, kulturës apo shkencës.

Ai është Ani Saliasi, një model dhe bodybuilding, që me format e bukura trupore dhe fotot nudo, ka arritur mjaft sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jam bodybuilder natyral, model dhe instruktor fitnessi. Gjatë gjithë kësaj eksperience dhe gjatë viteve të trajnimit kam mësuar shumë gjëra, të cilat dëshiroj t’i ndaj me ju miq të dashur në faqen time. Jam nga Tirana (Shqipëria).

Familja ime dhe unë kemi emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur unë isha vetëm 10 vjeç. Menjëherë pas vendosjes sonë në Amerikë, unë kam filluar trajnimin në sporte të ndryshme, si dhe një terapi fizike me një program të larmishëm, duke rregulluar kështu muskujt e trupit. Gjatë rritjes, unë fillova të bëhem më kompetent në bodybuilding, duke fituar kështu shumë çmime e tituj. Ndërkohë jam shfaqur në shumë revista e publikime të rëndësishme mediatike si model për t’u ndjekur”. Është ky prezantimi që Ani i bën vetes në profilin e tij në Facebook. E nëse kërkoni emrin e tij në motorin e kërkimit Google, imazhin e Saliasit mund ta gjeni në çdo faqe normale, por edhe erotike, pasi prezantohet si një model super seksi. Në profilin e tij nuk mungojnë nudot artistike, dhe për trupin perfekt që ka, krahasohet me Davidin e famshëm të Mikelanxhelos. Ai ka një arkivë të pasur medaljesh, që nga viti 2005 kur fitoi kupën e parë. Mediat amerikane e kanë të preferuarin e tyre, ndaj lexoni në revistën “Story” rrëfimin e tij të veçantë.

Jeni i famshëm në SHBA, ndërkohë që jeni shqiptar. Na tregoni pak më shumë për familjen, nga vjen dhe mënyrën si jeni rritur? Unë kam lindur në Tiranë. Im atë ishte me profesion një pilot i Forcave të Armatosura, ndërsa nëna ime shefe policie. Prindërit e mi bënin punë të mira dhe standardi ynë i jetesës ishte mjaft i mirë. Ne jemi vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1996, pasi fituam llotarinë amerikane. Nëna ime aplikoi dhe fitoi. Në fillim ata nuk donin të largoheshin nga Shqipëria, dhe ishin duke menduar që t’ia shisnin biletat fituese një tjetër familjeje. Por pas disa muajsh diskutimesh prindërit vendosën të lënë Tiranën dhe të vendosen në SHBA.

Uaauu, kjo është e mahnitshme Ani! Po mund të na thoni kur ishte hera e parë që u ndjeve i interesuar ti ndaj palestrës dhe modelimit? Unë kurrë nuk kam qenë i interesuar ndaj palestrës apo modelimit, madje nuk isha ai djali që mund të cilësohej me pamje të mirë. Kam qenë një djalë i gjatë, tejet i dobët, dhe për më tepër kam pasur fatin e tmerrshëm të akneve në fytyrë, deri në vitin e fundit të shkollës së mesme. Me pak fjalë angazhimi ime me palestër dhe modelim ka qenë diçka aksidentale, pasi kur isha fëmijë angazhohesha me sporte të egra.

Çfarë sporti? Sporti im i preferuar ishte mundja, për të cilin kam luftuar shumë në të gjithë shkollën e mesme, derisa sa në fund u bëra kapiteni i ekipit tim. Më pas për disa arsye të panjohura unë bashkë me rritjen u zbukurova, dhe këtu filloi epoka e re e jetës për mua. Kjo, sepse sa më shumë i pashëm bëhesha aq më shumë dyer hapeshin për mua.

Përtej pamjes së kuruar duam të mësojmë më shumë për botën tënde shpirtërore. A mund të na zbuloni preferencat për muzikën dhe muzikantët e preferuar? Dashuroj gjini të ndryshme muzikore duke filluar nga hip hop e deri tek opera. Megjithatë këngëtari im i preferuar ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë Michael Jackson.

Cila është fantazia juaj për një mbrëmje romantike? Ideja ime e një mbrëmjeje romantike është një vaskë me qirinj, petale trëndafilash, ndërkohë që jam duke pirë verë të kuqe dhe duke dëgjuar Bob Marley.

Go to top