Befason prezantuesja e Top Channel: Sa mirë që nuk u martuam

Ato janë shoqe për më shumë se 10 vitesh dhe kudo i sheh bashkë.


Dyshja simpatike Mira Kazhani dhe Anjeza Maja duket se çdo gjë e ndajnë bashkë.  Këtë gjë e vemë re në çdo fotografi që ato postojnë në rrjetet sociale.

Dy shoqet e pandara ishin ftuara një ditë më parë në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Mira ka qenë ajo që ka rrëfyer momente të jetës së saj private të shumë viteve më parë.

“Ish- i dashuri im i para 10 viteve nuk e donte shumë Anjezën. Pasi ishim ndarë, e ritakoj sërish pas shumë vitesh dhe duke diskutuar si do ishte jeta jonë nëse do ishim akoma bashkë, ai më thotë: ‘E sigurt që s’do ishe shoqe me Anjezën’. Aty unë them me vete: ‘Sa mirë që nuk u martuam”

Go to top