Era Istrefi zbulon kur do të publikojë këngën e re (VIDEO)

Gjatë gjashtë muajve të fundit kemi dëshmuar suksesin e papritur ndërkombëtar për Era Istrefin me “BonBon” Kënga që pasoi “Shumë pis”, hit veror shqiptar në verën e 2015-tës, me shpejtësi drite depërtoi kudo në botë, Europë, Azi, Amerikë e deri në Australinë e largët.



Si një artiste nën petkun e Sony Music me përplot intervista në mediat më prestigjioze, pyetja që po qarkullon tash e shumë kohë është ÇKA TASH PAS “BONBON”?

Kur audienca është dhjetëra milionëshe që mezi pret projektin e ri, Era Istrefi nuk ka dashur të flasë shumë deri dje.

“Shumë shpejt” ishte përgjigja e këngëtares kur pyetej për projektet pasuese  por tashmë më në fund kemi një datë. Në një intervistë për Kiss UK, Era ka zbuluar detajet e projektit të ri.

“Po punoj në muzikë, kam disa këngë shumë të mira por e kam një të preferuar që do publikohet shumë shpejt, në tetor besoj, dhe ka elemente të reggae-s. Fansat e mi do ‘çmenden’ e di, sepse ata e duan reggae-n shumë”, u shpreh Era.

Intervistën e plotë ku Era flet edhe për inspirimin dhe bashkëpunimin eventual me Rihanna e gjeni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Media

Go to top