Titujt e mediave botërore pas triumfit të Gjermanisë ndaj Italisë

Gjuajtjet e penalltive kanë kaluar Gjermaninë në gjysmëfinalet e Euro 2016, ndërsa në mediat botërore i jepet rëndësi qetësisë së Nojer e Hektor nga njëra anë, si dhe mënyrës së si e përballoi me kokën lart Italia këtë duel.

 

TITUJT

La Gazzetta dello Sport: Itali e madhe, sa mëkat. Penallti, të mallkuara penallti. Jemi jashtë, por me kokën lart.

Sportmediaset: Itali, sa mëkat, penallti vdekjeprurëse. Gjermania fluturon në gjysmëfinale

Bild: Po, po, po. Hektor thyen mallkimin italian

Kicker: Falë Nojer dhe Hektor, Gjermania në gjysmëfinale

Marca: Gjermania ndryshon historinë

The Sun: Hektor shënon penalltinë fituese në një ndeshje të tensionuar çerekfinale

L’ Equipe: Gjermania thotë fjalën e fundit

Daily Mail: Gjermania më në fund mund Italinë, por duhet një gjuajtje penalltish me shumë luhatje për të ndarë dy superfuqitë, me Hektor që ruajti qetësinë

Go to top