CNN për medaljen e Majlindës: Ajo ishte e artë

“Ajo tashmë është vajzë e artë e xhudo – tani ajo ka medalje që e arrit me sukses”, shkruan CNN.   E gjithë bota po flet për të, të gjitha mediat ndërkombëtare kanë shkruar për suksesin e Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”, shkruan lajmi.net. CNN shkruan se, Majlinda Kelmendi bëri histori në Rio de Janiero të dielën duke u bërë atletja e parë nga Kosova që fitoi medalje olimpike. 25-vjeçarja mundi Italisë Odette Giuffrida në finalen në kategorinë 52 kg për femra, ajo ka të fituar dy tituj të botës dhe tre çmime të tjera evropiane të fituar që nga viti 2013. Po ashtu CNN shkruan se kjo është Olimpiada e parë në të cilën atletët kosovarë po garojnë nën flamurin e Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
Go to top