Ministria e Sportit pret Majlindën, zbulohet shpërblimi financiar

Majlinda Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro.


Nesër (19.08.2016), ora 10:00, në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për kampionen olimpike, xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin Driton Kuka.

Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, Kelmendi, merr shpërblimin financiar në vlerë prej 100 mijë euro, ndërsa trajneri Kuka, 50 mijë euro.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe xhudistja Nora Gjakova.

Go to top