Benzema shokon Realin në orët e fundit të merkatos

Karim Benzema sonte mund të largohet nga skuadra e Real Madridit.


Ardhja e Alvaro Moratas ka bërë që francezi të mos konsiderohet i nevojshëm në “Santiago Bernabeu”.

Sipas mediave spanjolle, Paris Saint Germain ka filluar negociatat me përfaqësuesit e Benzemas dhe në orët në vazhdim pritet arritja e akordit, përcjellë “Lajmi.net”.

Drejtuesit e PSG e duan francezin në skuadër andaj shuma e milionave që do të nisen drejt Madridit, nuk është problem i madh.

Go to top