Ndeshja historike Kosovë – Finlandë, shpresa dhe emocione

Pavarësisht nga disa lojtarë potencial të mbetur në “harresë”, kombëtarja e Kosovës do të hyjë në histori këtë të hënë (05.09) duke luajtur kundër Finlandës në ndeshjen e parë për eliminatoret e Kupës së Botës.



Kosova u bë anëtare e 210-të e FIFA-s në maj 2016, por përpara ndeshjes historike ishte pikëpyetje, se kush do të lejohet të luajë për ekipin.

Sipas rregullave të FIFA-s, dikush i cili ka luajtur për ekip një tjetër kombëtar normalisht nuk mund të kalojë në një ekip tjetër kombëtar, ndaj disa lojtarëve të mundshëm të Kosovës u është dashur të aplikojnë individualisht për leje të veçantë – e ende janë në pritje, njofton DW.

“Ky është rast paprecedent duke luajtur për ekipet e tjera kombëtare, për derisa Kosova nuk ka qenë anëtare e FIFA-s … Tani atyre i duhet t’i jepet kjo mundësi si gjithë të tjerëve”, tha për AFP kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Një zëdhënës i FIFA-s tha se aplikimet e ndryshme “janë aktualisht në pritje dhe duke u hetuar”, por ai nuk mund të japë një parashikim se sa kohë do të marrë procesi i vendimit.

Të tjerët përfshijnë Adnan Januzajn e Belgjikës, Përparim Hetemajn të Finlandës dhe Arber Zenelin të Suedisë: të gjithë po presin dritën e gjelbër nga FIFA.

Mes pasigurisë përpara ndeshjes në stadiumin Turku të Finlandës, trajnerit Albert Bunjaki iu desh të punojë me dy lista futbollistësh – 15 që patjetër mund të luajnë dhe 11 në pritje të lejes. Ai vendosi ta grumbullojë ekipin në takimin e parë më 1 shtator në stadiumin Turku për stërvitje intensive përpara ndeshjes.

Pavarësisht komplikimeve, Bunjaki është optimist.”Ky është vetëm fillimi i projektit të krijimit të një ekipi të mirë për Kampionatin e ardhshëm Evropian”, tha ai.

Valon Berisha i Norvegjisë ka aplikuar për të luajtur për Kosovën.

“Unë kam lindur në Norvegji dhe kam arritur çdo gjë falë Norvegjisë. Unë kam qenë në mëdyshje për tre deri në katër javë duke mos ditur se çfarë të bëjë.”

Në fund, ai vendosi të luajë për Kosovën, ndërsa vëllai i tij Vetoni do të qëndrojë me Norvegjinë, ka thënë ai.
Së bashku me Finlandën, Kosova do të përballet edhe me Kroacinë, Turqinë, Islandën dhe Ukrainën në debutimin e tyre për kualifikimin për garën e Kupës së Botës.

Meqë Kosova ende nuk ka një stadium që i plotëson standardet ndërkombëtare, ata në ndeshjen kualifikuese të hapjes kundër Kroacisë më 6 tetor do të luajnë në Shkodër, Shqipëri.

Zyrtarët e Kosovës shpresojnë, që stadiumi i kryeqytetit, në Prishtinë të jetë gati për eliminatoret e Kupës së Botës në qershor të vitit të ardhshëm.

Bajram Jashanica, një mbrojtës në klubin shqiptar Skënderbeu Korçë, tashmë ka bërë debutimin e tij për Kosovën në një ndeshje miqësore kundër Turqisë, dhe tha se pritja e gjatë për ndeshjen e së hënës është motivim për ekipin.”Emocionet janë të mëdha rreth nesh. Ne kemi për t’i përballuar ato në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë. Ne jemi gati dhe mund t’ia dalim,” tha ai për AFP.

Sidoqoftë Kosova ka edhe tanimjaft futbollistë të mirë si: portieri Samir Ujkani (AC Pisa), Enis Alushi (FC St. Pauli), Besar Halimi (Mainz 05), Bersant Celina (Manchester City) apo Fanol Perdedaj (1860 München).

Go to top