Mediet zvicerane kritikojnë FIFA-n shkaku i Shaqirit (VIDEO)

Mediet zvicerane kanë kritikuar haptas FIFA-n për mos përfshirjen e golit të Xherdan Shaqirit në garën për golin më të bukur të vitit 2016.

FIFA sot publikoi 10 golat që janë në garë për golin më të bukur të vitit 2016, apo siç njihet ndryshe çmimin ‘Puskas’.

Në këtë listë nuk figuron Xherdan Shaqiri që në Kampionatin Evropian shënoi një gol shumë të bukur në ndeshjen Zvicër – Poloni.

Atë kohë mediet më të mëdha sportive në botë, veç se e kishin nominuar golin e Shaqirit për këtë çmim.

“Shaqiri nuk dominohet për “Golin e Vitit”, FIFA gjen gola më të bukur”, shkruan Blick, përcjell lajmi.net.

“Goli i Vitit – FIFA injoron Shaqirin”, shkruan 20min.ch.

Media

Go to top