Pas humbjes të Shkëndijës në finale, largohet Abdylmenaf Bexheti?

Vetëm një ditë pas humbjes në finale nga Pelisteri, nga bordi drejtues largohet presidenti i klubit të Shkëndijës Abdylmenaf Bexheti.

Sipas informacioneve jozyrtare, Bexheti nga sot më nuk është president  i KF Shkëndijës, ndërsa në vend të tij është emëruar Agim Kurtishi.

Arsyeja e largimit të akademikut Abdylmenaf Bexhetit nga posti i presidentit të klubit tetovar, nuk kanë të bëjë me disfatën e pësuar të Shkëndijës në finalen e mbrëmshme të Kupës së Maqedonisë ndaj Pelisterit, por për shkak të angazhimeve që ka në jetën private në të ardhmen.

Bexheti mbrëmë ishte prezent në stadiumin “Mlladost” të Strumicës në shoqërim të kryetarit të FFM-së, Ilço Gjorgjioski dhe nënskryetarit Muhamed Sejdini.

Go to top