Asus krijon projektor xhepi (Foto)

Asus ka prezantuar një projektor të ri, i cili është i aftë për të dhënë projeksione diagonale 120-inch.

 

I quajtur ZenBeam E1, pajisja  ka përmasën e një xhepi ka një hyrje HDMI / MHL, dhe është e përshtatshme për PC dhe telefona të zgjuar.

ZenBeam E1 ofron dalje 150-Lumen me rezolucion WVGA (854×480). Ajo ka një bateri 6,000mAh të rikarikueshme dhe pretendimet e kompanisë thonë se ajo zgjat deri në 5 orë kohë gjatë projektimit, por nëse e përdorni me anë të një telefoni të zgjuar ajo mund të zgjasë dyfishin e saj, pra deri në 10 orë.

Përmasat e saj janë 83 x 29 x 110mm dhe peshon vetëm 307g, pajisja mbart një çmim 249$ dhe do të jetë në dispozicion për blerje së shpejti.

Go to top