“Bonbon” e Era Istrefit, tashmë pjesë edhe e video lojës së famshme “Just Dance 2017” (Video)

Suksesi ndërkombëtar i këngës “Bon Bon” të Era Istrefit po vazhdon ende, kësaj radhe kjo këngë është bërë pjesë e video lojës së famshme ”Just Dance 2017“, në play listën zyrtare të këtij viti.


Kjo video lojë iu mundëson njerëzve, që të dirixhojnë lëvizjet e kërcimit, të personit brenda lojës, me anë të ritmeve të këngës, në këtë rast, të këngës “Bon Bon”.

Kujtojmë që kjo këngë, suksesin e saj të jashtëzakonshëm, e ka dëshmuar edhe me 130 milion klikime në youtube, të cilat janë në rritje e sipër./Telegrafi/

Media

Go to top