Kështu duket nga afër Bugatti Rembrant, që kushton tre milionë dollarë (VIDEO)

Në Geneva Motor Show më 2014, Bugatti e ka prezantuar modelin e ri Rembrant.

Kjo makinë luksoze, që është një nga tri të tillat të prodhuara – si pjesë e edicionit të vogël – ka dalë në shitje dhe kushton tre milionë dollarë, transmeton Telegrafi. Nuk bëhet e ditur se pse pronari i veturës 8.0-litra W16 ka vendosur ta shesë këtë ekzemplar unik.

Automobili me ngjyrë kafe dhe bronz që peshon dy tonelata, është ekspozuar në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, që të tërheq më shumë klientë.

Në videon e postuar më poshtë shihet si duket nga afër dhe në detaje, kjo makinë me dy dyer dhe tavan të hapur.

Media

Go to top