Ky është çmimi i iPhone 7

Apple tashmë ka konfirmuar se do të mbajë një ngjarje më 7 shtator – që i bie pas 4 ditësh.

Megjithatë, data e lansimit nuk është e ngjashme me datën e fillimit të shitjeve, që do të thotë se dalja zyrtare në shitje e celularit të ri do të bëhet më vonë.

Por sa do të kushtojë iPhone 7? Sipas Evan Blass, spekuluesit më të madh të Apple, iPhone 7 nuk do të jetë më i lirë se paraardhësit e tij.

Sipas tij, ne mund të presim që modelet e reja të iPhone të kenë hapësirë më të madhe – 64GB dhe 128GB me shumë gjasë – të cilët do të mund të kushtojnë 737 euro dhe 830 euro.

Go to top