iPhone 7 i nënshtrohet testit “të pamëshirshëm” të fortësisë (VIDEO)

Ja si rezultoi testi i fortësisë për iPhone 7 .


Një djalë me pseudonimin JerryRigEverything ka publikuar një video në YouTube duke bërë një provë për testimin e fortësisë të iPhone 7.

Në video tregohen prova të ndryshme ku smartfoni i Apple i nënshtrohet gërvishtjeve, ngrohjes në temperaturë të lartë dhe përkuljeve të forta.

Ekrani fillonte dhe gërvishtej në nivelin e 6 të fortësisë, ndërsa këllëfi i jashtëm prej alumini ia dilte me gërvishtjet e çelësave, por maja të mprehta si brisku mund ta dëmtonin kollaj.

Po ashtu edhe kamera rezultoi shumë e fortë pasi brisku nuk e gërvishte, vetëm materiale që i përgjigjeshin nivelit të 6 të fortësisë mund ta dëmtonin.

Megjithatë jo aq e fortë sa pretendon Apple, pasi ajo tha se kamera ishte e veshur me material safiri i cili mund të durojë edhe shkallë të tilla fortësie.

Gjithashtu iPhone 7 i rezistoi mjaft mirë testit të përkuljes dhe rezultoi më i fortë se iPhone 6.

Media

Go to top