Zbulohet një oqean 1,000km nën Tokë, nëse thahet jeta merr fund në planet

Uji mbulon rreth 70% të sipërfaqes së Tokës, por një sasi e madhe qëndron gjithashtu edhe brenda planetit tonë.

Dy studime sugjerojnë se mund të ketë sasi të madhe të ujit 1,000km nën sipërfaqen e Tokës.

Pa këtë sasi të madhe të ujit, aktiviteti gjeodinamik që shkakton vullkanet – që janë të rëndësishëm për gjenerimin e tokës dhe mbështetjes së jetës në planet – do të pushonte, transmeton Gazeta Express.

Në studimin e parë, hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Floridas dhe Universiteti i Edinburgut vlerësuan se uji ekziston shumë më thellë në Tokë sesa që ishte menduar më parë.

Edhe pse ende nuk dihet për sasinë e ujit, hulumtuesit besojnë se sasia e ujit aty mund të jetë sa e gjithë oqeaneve së bashku. Pa këtë sasi të ujit, thonë hulumtuesit, jeta në Tokë do të mund të merrte fund.

Go to top