Telefoni premium nga Nokia vjen me procesorin e Qualcomm, Snapdragon 835

Përveç Nokia 6, telefonit të që është lansuar në tregun kinez, HMD Global pritet të lansojë edhe një sërë telefonash të ri. Njëri prej tyre mund të jetë edhe Nokia P1.

Lansimi i kësaj pajisje mund të jetë konfirmuar në Weibo, ku Nokia iu përgjigj pyetjeve të ndryshme të konsumatorëve.

Sipas asaj që kompania ka bërë të nënkuptohet në këtë ndërveprim me konsumatorët, pajisja do të mund të ketë procesorin e ri nga Qualcomm, Snapdragon 835.

Një pajisje e tillë do të vijë në treg herët apo vonë, gjë që mund të ndodhë në shkurt gjatë konferencës MWC ose në një lansim të veçantë në mars ose prill.

“Kur të vijë koha, do të bëhet publike pajisja”, ka bërë të ditur Nokia në postimin në Weibo.

Për detaje të reja, mund të kuptojmë më shumë në MWC që do të mbahet në Barcelonë, brenda disa javëve.

Go to top