Nga: MERITA MYFTARI 
Sot është 20-vjetori i demokracisë shqiptare… Guxoj ta quaj kështu, sepse demokracinë në Shqipëri më shumë se sa zgjedhjet, e sollën të rinjtë. E sollën ata të rinj që u pagëzuan dhe hynë në histori si Studentët e Dhjetorit. Ata që guxuan të vinin jetën në rrezik, duke u përballur me forcën e pamëshirshme të regjimit. Ata që rrezikuan, me bindjen e plotë se ajo që po bënin në fundshekullin e 20-të për Shqipërinë, ia vlente. Sakrifica e atyre mijëra vajzave dhe djemve që po ulnin siparin e vuajtjes së tre milion shqiptarëve. Prandaj, ishin të shumtë burrat dhe gratë që u dolën në krah ato ditë të lagështa dhe të zymta dhjetori.
Po ç’ndodhi nga ai moment e deri më sot? Kush fitoi dhe kush u harrua në rrugëtimin e gjatë 20-vjeçar të përshtatjes me ndryshimin?
By PDGOO goopaydayloans