Boshkoski: Më në fund në Maqedoni kthehet shteti juridik

Boshkoski: Më në fund në Maqedoni kthehet shteti juridik

03/09/2018 Off

Postimi është lexuar 66 herë!

Besoj se më në fund në Maqedoni po kthehet shteti juridik, që ishte humbur gjatë viteve të kaluara. Besoj në gjykatën dhe besoj se më në fund për të gjithë ata që janë akuzuar dhe dënuar pa të drejtë, do t’u ripërtëriten procedurat dhe e vërteta më në fund të fitojë, deklaroi lideri i “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish ministri i Punëve të Brendsme, Lube Boshkoski pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore për lëndën e PSP-së “Tortura”.

Ai potencoi se situata tani ka ndryshuar dhe ata të cilët e kanë përndjekur, tani ndiqen nga Prokuroria për veprat, të cilat, siç tha, është i sigurtë se i kanë bërë.

Ai në gjykimin e sotëm ka dëshmuar edhe për arrestimin e tij më 6 qershor në vitin 2011 nga njësiti policor “Alfat” në afërsi të restorantit “Vodenica”, ndërsa i janë parashtruar edhe pyetje të tërthorta nga avokatët e të akuzuarve në lëndën “Tortura”.