Ekskluzive: Ivanov do t’i amnistojë sulmuesit e Selës dhe të akuzuarit nga Prokuroria Speciale?!

Ekskluzive: Ivanov do t’i amnistojë sulmuesit e Selës dhe të akuzuarit nga Prokuroria Speciale?!

11/06/2018 Off

Postimi është lexuar 27 herë!

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do t’i përgatisë opinionit në Maqedoni një surprizë të re në muajin korrik. Siç merr vesh OhridSky, Ivanov ka vendosur t’i amnistojë të gjithë pjesëmarrësit në 27 prillin e përgjakshëm, por edhe të gjithë politikanët e tanishëm dhe të mëparëshëm, kundër të cilëve janë hapur lëndë nga Prokuroria Speciale Publike.

Me këtë vendim, nëse vërtet e nënshkruan, do t’i lirojë të gjithë të akuzuarit për 27 prillin e përgjakshëm, por edhe politikanët për të cilët janë sjellë vendime për dënim me burg, në shkallë të parë. Poashtu, OhridSky shkruan se amnisti Ivanovi është duke përgatitur edhe për ata për të cilët proceset gjyqësore janë në vijim.

“Ivanov me vetëdije do të shfrytëzojë të drejtën e tij, por nga ana tjetër në fund të mandatit të vet do të dërgojë mesazh ‘bëni krime se ka kush ju amniston”?! Me këtë akt, të gjithë do të përfundojnë në liri, kurse popullata do të jetë dëshmitar memec në dramën e re politike”, shkruan OhridSky.Ivanov një amnisti të ngjajshme e kishte shpallur edhe për skandalin e përgjimeve të protagonistëve të përfshirë në to dhe personave të tjerë, por më pas ajo u tërhoq.