Ëmbëlsirë me hurma dhe karamel

Ëmbëlsirë me hurma dhe karamel

24/05/2018 Off

Postimi është lexuar 22 herë!

Përbërësit:

500 m1 qumësht

3 hurma të pjekura

5 vezë

60 gr sheqer

Përgatitja:

Përgatisni në fillim karamelin duke hedhur sheqerin në një tenxhere. Mbulojeni me pak ujë dhe vendoseni në zjarr shumë të ulët. Hiqeni nga zjarri, hidhni karamelin në formën ku do të përgatisni ëmbëlsirën. Qëroni hurmat, hiqjuni farat dhe kalojeni tulin e tyre në mikser.

Në një enë, rrihni vezët, shtoni qumështin dhe hurmat. Hidheni masën në formë dhe piqeni në furrën, të cilën e keni ngrohur më parë në 180° për 50 minuta. Hiqeni nga forma, vendoseni në një pjatë sa të ftohet. Zbukurojeni me feta hurmash.