Shtatë shenja që vërtetojnë se partneri do t’ju dojë përgjithmonë

Shtatë shenja që vërtetojnë se partneri do t’ju dojë përgjithmonë

18/07/2018 Off

Postimi është lexuar 101 herë!

Interesohet për ju

Ai sigurohet që të jeni të qeta gjatë gjithë ditës. I dëgjon tregimet tuaja të çmendura të punës; ju bën masazh kur ndiheni të lodhura; ju përgatit darkën në netët që ndiheni të përgjumura. Kujdesi për ju është një nga prioritetet e tij më të mëdha.

Ai dëshiron të kalojë kohë me ty. . . shumë

Nëse ai ju dërgon çdo ditë mesazhe, për t’ju pyetur nëse doni të shihni një film së bashku, do të thotë se ju keni rëndësi për këtë djalë, sepse, le të përballemi me realitetin- meshkujt janë të njohur për zhdukjet spontane.

Seksi nuk është faktori kryesor për të

Sigurisht, ai pëlqen të jetë me ju, por seksi nuk është arsyeja që ai është me ju. Në fakt, ai dëshiron të bëjë shumë më tepër me ju – të udhëtoni në një vend tjetër! Të pini së bashku! Të festoni një gjysmë ditëlindje! Mundësitë janë të pafundme.

Ai ju mban parasysh kur merr vendime të rëndësishme

Ai nuk merr përsipër një punë të re pa folur me ju më parë. Ose ndoshta ai është duke menduar për të marrë me qera një apartament në qendër të qytetit, por ai dëshiron të kontrollojë dy herë largësinë midis shtëpisë suaj(ose ndoshta ai do që të jetoni me të!). Vendime të konsiderueshme si këto kanë ndikim në partneritetin tuaj, dhe ai është shumë i vetëdijshëm.

Ai ju tregon gjëra që nuk ia ka thënë askujt më parë

Gjatë netëve të vona – të cilat të gjithë e dimë që janë koha kryesore për bisedat më domethënëse të jetës – ai ju tregon gjëra që kurrë nuk ia ka thënë askujt. . . madje as shokut të tij më të mirë. Sa për dijeni, ky është ekuivalenti i një njeriu ju ka hapur zemrën e tij.

Ai nuk flirton me vajzat e tjera

Nëse ai ka sy vetëm për ty, ky djalë është një peshk ndryshe nga të tjerët. Dhe ju nuk keni pse të jeni vigjilente e çdo lëvizjeje për të parë nëse ai po flirton me zonja të tjera – quajeni instinktin e një gruaje apo si të doni, por në këto raste ju thjesht e dini që mund të flini të qeta.

Ai nuk e ka problem të flasë për të ardhmen

Kur ju sillni në vëmendje temën e blerjes së një shtëpie, ai nuk ia mbath, shkruan bota.al. Nuk ka pse të jetë 100% në bord me idenë e hedhjes së hapave të mëdha në marrëdhënien tuaj, por ai është plotësisht i hapur ndaj bisedave rreth tyre.