Si ta pastroni peshkun për tre minuta: Kështu pastrohet peshku dhe priten filetat e peshkut (Video)

Receta

Përgatitja e peshkut shpesh është e komplikuar për shumë amvise për shkak të vështirësive në pastrimin e peshkut, mirëpo ne po ju tregojmë se si ta pastroni lehtë dhe shpejt peshkun.

Para se të filloni me pastrimin dhe përgatitjen e peshkut, është me rëndësi të dini se si të dalloni peshkun e freskët.

Peshku i freskët ka sy të kthjellët dhe konveks, mirëpo nëse sytë i kanë hyrë brenda dhe i janë të turbullt, mos e blini peshkun e tillë.

Gjithashtu, kërkoni nga shitësi që me thikë apo me gisht të ngrejë verzat, nëse brendësia e verzave është e skuqur apo bordo, do të thotë që peshku është i freskët, transmeton Telegrafi.

Peshku me aromë shumë të pakëndshme nuk është i freskët, mirëpo verifikoni elasticitetin e tij me shtypje të gishtave.

Nëse mbetet gropë nga gishtat në mishin e peshkut, do të thotë që nuk keni blerë peshk të freskët Për pastrimin e peshkut nevojitet të keni thikë të mprehtë.

Në fillim nisjani me nxjerrjen e të brendshmeve. Priteni peshkun përmes stomakut dhe nxirrni të brendshmet, siç e shihni në video-xhirim.