Si të gatuani pite me mish

Si të gatuani pite me mish

22/05/2018 Off

Postimi është lexuar 20 herë!

Përbërësit

500 gr miell i butë

1 tharm buke i freskët

125 gr margarin

2,5 decilitra qumësht

2 vezë

400 gr kërpudha

600 gr mish i bluar viçi

1 kokë qepë

1 lugë biber i kuq

1 lugë Rigon

melmesa

susam

kripë

Biber i zi

Hapat

Në enë të përshtatshme bashkohen qumështi i vakët, tharmi i freskët dhe 1 lugë e vogël miell.

Përzihen të gjitha dhe lihen në vend të ngrohtë për të ardhur, në enë të madhe derdhet gjysma e miellit, shtohet tharmi i ardhur, 1 vezë pastaj margarina dhe pak kripë, sipas shijës.

Gradualisht shtohet mielli i mbetur dhe brumi ngjishet me dore derisa të fillojë të ndahet nga gishtërinjtë.

Brumi i ngjeshur lihet për të ardhur, brumit të ardhur i hedhet pak miell dhe ndahet në tre kuleç.

Kuleçtë lihen të pushojnë, derisa brumi pushoni qepa dhe kërpudhat priten në katrorë, nga vezët e mbetura ndahen të bardhtë dhe tunden derisa të fitohet një shkumë e trashë.

Në pak vaj kaurdiset qepa, pastaj shtohen kërpudhat dhe kaurisen pakëz, shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset duke shtuar ujë kohë pas kohe, derisa të zbutet mishi dhe derisa të shterët lëngu i tepërt.

Nga fundi i kaurdisjës shtohen biberin i kuq, rigoni dhe mëlmesat sipas shijës, mbushja e përgatitur nga mishi lihet të ftohet edhe pastaj në të shtohet shkuma nga të bardhtë e vezëve dhe përzihet ngadalë.

Nga brumi i përgatitur t’hollohen tri petë me formë të rrumbullakët, tava e rrumbullakët lyhet me vaj, fundi i saj mbulohet me petën e parë, derdhet mbi të gjysma e mbushjës nga mishi, pastaj vendoset peta e dytë dhe mbi të derdhet mbushja e mbetur.

Përfundohet me petën e tretë, e cila lyhet me përzierjën e të verdhëve të vezëve me pak qumësht, përmbi hedhet susam, pitja pjekët derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.

Ju bëftë mirë!