Takimi i liderëve irriton Aleancën për Shqiptarët

Maqedonia e Veriut

Tentim i Qeverisë për të përçarë opozitën. Kështu e vlerësojnë në partinë e Selës vendimin e kryeministrit që në takimin e liderëve të ftojnë liderin e Besës opozitare Bilall Kasamin. Aleanca për shqiptarët madje kërkon nga partia e Kasamit të mos bien pre e konstruksioneve të pushtetit.

Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët nuk ka komplekse të vogëlsisë e as ndonjë delir madhështie. Rolin e saj në skenën politike e kanë vulosur vetë votuesit shqiptar në zgjedhjet e fundit dhe kompaktësia e strukturës së ASH-së dhe jo “hesapet” e koalicionit ” bratsvo edinstvo” të LSDM-BDI-së. Ne nuk do të bëjmë luftë të pakuptimtë se kush është udhëheqës i opozitës, sepse udhëheqës për ne janë problemet me të cilat përballet opozitari i vërtetë e që është shqiptari i zakonshëm. Kjo është lojë me logjikën përçaj e sundo e kryesisë së BDI- së dhe aleatëve të tij e ngjashme me lojërat e periudhës para zgjedhjeve të 2016, dhe pas zgjedhjeve të 2017. Ne vetëm bëjmë apel tek ata që i thonë vetes opozitar mos bëhen pre e konstruksioneve të kësaj garniture që ka uzurpuar lirinë dhe demokracinë brenda shqiptare tash e 16 vite

Ndërsa zëdhënësi i partisë së Selës Flakron Bexheti në rrjetin social fejsbukk ka shkruar se me mungesën e Aleancës në këtë takim, është shkelur vullneti i popullit. Ai madje përmendi edhe rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke aluduar në atë që subjekti që ai përfaqëson, numëron vota më shumë se BESA e cila dje e përfaqësonte opozitën në takimin e liderëve. Besa e Kasamit, pjesëmarrjen në takimin e liderëve e arsyetojnë me rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, si partia më e madhe opozitare shqiptare. Të njëjtit thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Aleancën për Shqiptarët dhe se nuk do lejojnë që pushteti të përçajë bashkëpunimin e tyre.

Lëvizja Besa ka marrë pjesë në takimin e liderëve konform përcaktimeve ligjore dhe kodit zgjedhor si subjekti i katërt më i madh në vend duke u bazuar në zgjedhjet e fundit parlamentare. 00-30 Sot ka pasur një bisedë ndërmjet sekretarëve gjeneral të dy subjekteve ku Aleanca për Shqiptarët është informuar për rrjedhën e takimit pasi që Lëvizja Besa ka qasje inkluzive. Kuptojmë që partitë në pushtet janë të interesuara dhe punojnë që të ketë përçarje në opozitën shqiptare, mirëpo duke krijuar shpifje dhe dezinformata nëpërmjet meduiumve dhe portaleve që i kontrollojnë mirëpo nuk do të ia arrij qëllimit pasi që nuk do të ketë përçarje ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa – Sdeklaroi Abdush Demiri – Nënkryetar i Lëvizjes BESA.

Në takimin e parë të liderëve, mori pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët me dy përfaqësues. Për shkak të reagimit të VMRO-së, në takimin tjetër u ftuan vetëm katër liderë. Në zgjedhjet e fundit parlamentare në dhjetor të 2016-tës Besa mori rreth 57 mijë vota, ndërsa Aleanca mbi 35 mijë vota. Por ky rezultat dukshëm ndryshoi në zgjedhjet që pasuan, ato lokalet. Aleanca për Shqiptarët shënoi rritje prej 14 mijë votash, duke arritur në 49 mijë numrin e votueseve, ndërsa Besa shënoi rrënje për 11 mijë vota, duke e ulur numrin e votuesve në 46 mijë. Menjëherë pas këtyre zgjedhjeve BESA u nda në dy pjesë. 3 deputetë iu bashkëngjitën shumicës dhe 2 të tjerë që mbetën në opozitë