Thaçi mund të përballet me Gjykatën Kushtetuese

Thaçi mund të përballet me Gjykatën Kushtetuese

06/06/2018 Off

Presidenti Hashim Thaçi, mund të përballet me Gjykatën Kushtetuese. Një kërkesë e tillë mund të deponohet nga Avokati i Popullit, sepse presidenti ka bllokuar funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke mos emëruar anëtarët e rinj.

Këtë nismë e ka marrë ish – asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, Xhavit Drenori, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, ndërkaq pasuesi i tij në bazë të votave të fituara në zgjedhjet lokale ende nuk është ulur në karrigen e asamblistit, për shkak se KQZ-ja është jofunksionale.

Kështu, nisma qytetare “Vizioni për Drenasin”, subjekt të cilit i takon Drenori, e që ka të siguruara tri ulëse në Kuvendin e Drenasit, afër tre muaj kanë mbetur pa një përfaqësues.

Bllokimin e KQZ-së dhe shkeljet e mundshme nga ana e Thaçit, Drenori i ka adresuar tek Institucioni i Avokatit të Popullit, të cilit i ka bërë thirrje që ta iniciojë rastin në Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, avokati Hilmi Jashari, thotë se nenet e Kushtetutës, në të cilat është thirrur Drenori, e përcaktojnë qartë se në cilat raste Avokati mund t’i drejtohet Kushtetueses.

Kohavisioni ka kuptuar se për shkak se PAN-i ende nuk ka dërguar propozimet me emrat e anëtarëve , presidenti nuk po vepron në këtë aspekt.