Ylli i “Rocky” feston 72-vjetorin e lindjes

Ylli i “Rocky” feston 72-vjetorin e lindjes

06/07/2018 Off

Postimi është lexuar 25 herë!

Sylvedster Stallone, aktori i njohur amerikan feston sot 72-vjetorin e lindjes. Ai është një prej artistëve më të suksesshëm që nisi karrierën e tij me një buxhet shumë të vogël.

Ishte filmi “Rocky” ku ai fitoi vëmendje të madhe në vitin 1976, me të cilin fitoi tre cmime Oscar. Ai ka kaluar disa eksperienca dashurie në jetën e tij, nga të cilat erdhën në jetë pesë fëmijë.

Të tre vajzat e tij të vogla Sophia, Sistina dhe Scarlet janë të rritura dhe punojnë si modele. Ato erdhën në jetë nga martesa e tretë me Jennifer Flavin. Por për herë të parë, u martua në moshën 28 vjeç dhe u bë për herë prind me Sage dhe Seargeoh.

Më vonë kishte një martesë shumë të përfolur me aktoren dhe modelen Brigitte Nielsen, e cila zgjati vetëm dy vjet. Kjo e fundit ka vetëm pak kohë që është bërë sërish nënë, edhe pse 54 vjece.