Zbulohet pse femrat bëjnë “selfie” seksi

Zbulohet pse femrat bëjnë “selfie” seksi

01/09/2018 Off

Postimi është lexuar 11 herë!

Ju mund të mendoni se femrat bëjnë “selfie” seksi për të tërhequr meshkujt, por një studim i ri tregon se nuk ka aspak lidhje me këtë gjë.

Studiuesit nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor, të cilët kanë analizuar mijëra njerëz nga 113 shtete, arritën në përfundimin se femrat seksualizohen në mjediset me pabarazi të madhe ekonomike.

Ekipi fillimisht kontrollonte etikat që i shoqëronin fotografitë, si “seksi” e nxehtë” ose të ngjashme. Dr. Khandis Blake, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Ne pastaj pamë se në cilat vende të botës ndodhte”.

Zakonisht psikologët shohin preokupimin e femrave për paraqitjen, pasi ato jetojnë në shoqëri që vlerësojnë më shumë pamjen sesa cilësitë e tjera.

Kreu i studimit shtoi: “Argumenti zakonisht është që kur sheh seksualizëm, sheh mungesën e fuqisë. Ajo që vumë re ne është se femrat janë më të predispozuara të investojnë kohë dhe mund për të postuar online fotografi seksi në vendet ku pabarazia ekonomike po rritet dhe jo në vendet ku meshkujt kanë më shumë pushtet në shoqëri apo ku pabarazia gjinore është e përhapur”.

Kjo aplikohet në vende të ndryshme të botës, duke marrë parasysh faktorë të tjerë, si madhësia e popullsisë, zhvillimi njerëzor dhe qasja në internet.

Dr. Blake shpjegoi: “Kjo pabarazi në të ardhura është një parashikues i madh i fotografive seksi, çka janë shenjë e ngjitjes sociale të femrave që gjurmojnë stimuj ekonomikë në mjedisin lokal”.

“Me të drejtë ose jo, në mjedisin e sotëm, shfaqja në mënyrë seksi mund të gjenerojë kthime të mëdha ekonomikisht dhe personalisht”, e përmbylli kreu i studimit.