Adili: DSK ka qenë çerdhe e rasteve të montuara kundër shqiptarëve

Maqedonia e Veriut

Propozim ligji për agjensin për kundërzbulim të brendshëm që propozohet nga shumica parlamentare duhet të arrin qëllimet e raportit të Pribes për çështjen e siguris së brendshme shtetërore dhe duhet të përputhet me ligjet e shteteve të zhvilluara te BE dhe Natos pasi që edhe ne pretendojmë të jemi pjesë e këtyre familjeve të mëdha.

Nëse e kemi parasysh të kaluaren e MK dhe rrolin e shërbimit të shtetit në montimin e shumë rasteve sidomos “kundër shqiptarëve” propozuesi duhet të ketë parasysh në kuadrot që do ngelen brenda këtij institucioni sepse rastet e montuara në të kaluarën e dëshmuan se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim(DSK) ka qenë çerdhe e rasteve të montuara që nga pavarsia e Maqedonisë nga ish Jugosllavia, që na le të nënkuptojmë se ndikimi i shërbimeve sërbe ish Jugosllave ishte me ndikim të madh ne “shërbimin”e pamvarur te Maqedonisë.

ASH propozon që ne kuadër të institucionit të ri të ket një veting të mirfilltë pra një pastrim real që mos të përsëriten gjërat, e njejta si në të kaluarën, apelojmë deri te faktori ndërkombtar që të ndikon në pastrimin e institucionit të ri si në aspektin profesional ashtu edhe në aspektin e të kaluarës së dyshimt të njerëzve që do jenë pjesë e këtij institucioni të rëndesishëm për sigurin e Shtetit dhe qytetarëve, deklaroi për gazetën KOHA, Zulfi Adili-përgjegjës i departamentit për siguri në ASH.

Ai thekson se ASH-ja ka vërejtjet e veta edhe në emërtimin e këtij institucioni, duke propozuar që kjo Agjenci të quhet “Agjencia Shtetërore i Sigurisë”, dhe jo siç ka propozuar Qeveria “Agjencia Kombëtare e Sigurisë”, sepse vetëm në këtë mënyrë, shprehet ai, do te vinte në shprehje edhe karakteri multietnik i shtetit.