Bebe Rexha kritikon shqiptarët: Nuk e duan njëri-tjetrin

Bota

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha gjithmonë ndihet krenare me origjinën e saj.

Përkundër kësaj, në videot e fundit të publikuara në Instagram, Bebe kritikon shqiptarët.

Unë e dashuroj kulturën time. Unë jam nga Shqipëria dhe unë e dashuroj, sepse me të u rrita. Por ndonjëherë shqiptarët nuk ndihmojnë në rritjen e njëri-tjetrit.”

“Ndonjëherë lexoj komentet në ‘Instagram’ dhe komentet në ‘Instagram-in’ tim janë shumë të këqija.”

“Kjo më konfuzon, sepse mendoj a duhet ta rrisim dhe mbështesim njëri-tjetrin? Të gjithë janë shumë kritikë. Unë mendoj se si kulturë kemi nevojë për më shumë dashuri, njësoj si kulturat e tjera, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë për njëri-tjetrin.”, tha këngëtarja shqiptare.

Në fund ajo tha se i dhemb kur sheh fansa shqiptar duke thënë gjëra të këqija për të.