Darka e së dieles: Sallatë me gjoks pule dhe bajame

Receta

Sallatat do të gjejnë vend në tryezat tona përditë e më shumë, meqenëse temperaturat do të ngrihen.
Me këtë variant, për shkak të pranisë së mishit, mund të mos ju nevojitet një pjatë tjetër.

Përbërësit për 3-4 persona:

● 300g gjoks pule në feta
● 4 qepë të njoma
● sallatë e përzier me rukola, majdanoz e kopër
● pak trumzë, 1 gjethe dafine
● 2 lugë bajame në feta të holla
● ½ lugë kafeje me piper kokërr
● ½ lugë kafeje me koriandër kokërr
● vaj ulliri, uthull balsamike, kripë e piper

Përgatisim një orë më parë:

1.Në një tenxhere vëmë mishin e pulës, trumzë, dafinë, koriandër kokër, piper kokërr. I mbulojmë me ujë të ftohtë dhe i vëmë në zjarr të marrin valë. Kur mishi të jetë zier, fikim zjarrin dhe e lëmë mishin të pushojë në tenxhere. E lëmë mënjanë, kur të jetë ftohur e presim në kubikë dhe e rregullojmë për kripë.

2.Bajamet në feta i skuqim në një tigan pa vaj sa të marrin pak ngjyrë. I lëmë mënjanë. Ndajmë luleshtrydhet në copa, ndërsa qepët në rrotka. Në një tas përziejmë sallatën, qepën, bajamet, kubikët e pulës, luleshtrydhet, e rregullojmë për kripë e piper dhe e spërkasim me vaj dhe uthull.

E shërbejmë menjëherë. /Living/