Gjergj Kastriot Skënderbeu jeta dhe vepra e çmuar e tij!

Art dhe Kulturë

Nga Enkelejd Gurbardhi

Sot mbushen 550 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, më 17 janarin e vitit 1468, në Lezhë

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu lindi në Mat me 6 Maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar në Lezhë të vitit 1468.
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Skënderbeu lindi më 6 maj 1405 në Mat, Mati, është trualli i origjinës së Kastriotëve dhe vendlindja e Skënderbeut.

U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës.

Kombi shqiptar me te drejte e ndien veten krenar se nga gjiri i tij doli Skenderbeu i cili per 25 vjet ne lufte e sakrifica ne mbrojtje te lirise dhe te qyteterimit evropian i la atij historine me te lavdishme duke e radhitur nder kombet me te nderuara te botes. Historia ka deshmuar te verteten e pakontestueshme qe familja e Kastrioteve ishte me origjine iliro-arberore me nje autenticitet te paster nga nje dere fisnike e vjeter me gjuhe e tradita ne nje territor te caktuar me origjine krahinore nga Mati te cilin Stadtmyller dhe Eqrem Cabej e quajne epiqendra e kombit shqiptar.

Kastriotet ishin sundues shekullore ne Mat. Barleti shkruan me nostalgji per Stelushin si rezidenca kryesore e Kastrioteve. Burimet turke pervec emrit te qytetit japin dhe 25 fise qe banonin ne vitin 1456 me gjithe demtimet nga lufterat kunder Varoshit Stelushit. Ne dy 10-vjecaret e fundit te shek. XIV e ne fillim te shek. XV Gjon Kastrioti e zgjeroi shume territorin ku sundonte. Kur Gjon Kastrioti ishte zoterues ne Mat me qender ne Stelush i ben kerkesa Venedikut qe te perdorte ndikimin e tij mbi Papen qe ky te pengonte aneksimin e Dioqezes se Krujes nga Peshkopi i Lezhes sepse kjo dioqeze ishte ne territorin e tij qe prej 800 vjetesh.

Ne te vertete dokumenti origjinal bente fjale per peshkopaten e Arbrit. Dokumenti i drejtuar sipas Lubicit eshte gjithashtu venedikas dhe ne origjinal thote Cfare iu shkrua dhe iu pergjigj zotit Gjon Kastriotit rreth raguzianeve qe vene e vijne ne rrugen Shkoder-Kruje kjo rruge u interesonte Kastriotit dhe Raguzianeve. Me vone kjo rruge funksionoi nga bregdeti ne Stelush dhe prej andej ne Prizren e Raguze sigurisht nen mbikeqyrjen e Kastrioteve.
Varoshi Stelushi ishte qytet i Kastrioteve qendra e tyre deri kur Kruja u be kryeqendra e shtetit te Skenderbeut. Gjon Kastrioti e zgjeroi kufirin e tij nga Mati ku ishte zot i tij ne Diber ne Prizren gjer ne Shufada prane Adriatikut midis Durresit dhe Shengjinit. Kete zgjerim ai e beri me ushtrine e tij qe e kishte nga trevat qe zoteronte me qender ne krahinen e Matit. Ai si udheheqes ushtarak sfidoi disa here ushtrine turke e cila kercenonte Evropen. Per te gjitha keto duhet besuar se Gjoni ishte lidhur ngushte me popullin matjan nga i cili kishte rrenjet. Ato e perkrahnin dhe luftonin me heroizem per udheheqesin e tyre.
Qekur dolen ne drite veprat madhore te Barletit 1510 Dhimiter Frangut dhe Andrea Engjellit percaktimi matjan i origjines se Kastrioteve ka marre percaktim kryesor. Studiues te mevonshem e kane bere objekt diskutimi dhe interpretimi historine e prejardhjes se ketij fisi fisnik.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti “(Skënderi)” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi.

Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t’i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.
Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera.
Përdorimi i barutit në kohën e Skënderbeut
Eshte vërtetuar se që në atë kohë nga principatat e ndryshme shqiptare janë përdorur gjërësisht armët e zjarrit dhe baruti, si p. sh. në principatën e Tanush Dukagjinit (1417), të Lekë Zaharisë (1445). Gjergj Kastrioti, Skenderbeu i përdori në betejën e Drinit (1447 – 1448 ) e më pas në mbrojtjen e Sfetigradit (1449 ), në rrethimin e parë të Krujës (1450), në betejën e Beratit (1455), në Drisht (1435, 1460, 1462), në rrethimin e Shkodrës (1474 e 1478 – 1479) etj.
Burimet arkivore venedikase dëshmojnë se gjatë luftërave të zhvilluara në shek. e XV, shqiptarët jo vetëm i njihnin armët e zjarrit, por u bënë edhe armëtarë e prodhues baruti. Po këto burime dëshmojnë se venedikasit përdorën për prodhimin e barutit mjeshtrart shqiptarë, siç është Mark Bogiti, i cili në Drisht riparonte bombarda, municione të ndryshme dhe prodhonte barutin.
Venedikasit kanë patur lidhje të hershme edhe me trevën tonë, madje në fshatin Fushat (Fshat ) edhe sot ruhet në popull toponimi me emrin “Dyqanet e Venedikasve”, në vendin e quajtur Lugu i Arrave, pranë Kodrës së Pazarit e Majkishës.

Në “Majën e Qytezës” mbi fshatin Fshat, mbi dy maja që ngrihen mbi shpatmalin sipër Lezedrës, është Petralba, një ndër kalatë më në zë të Kastriotëve në Mat. Gojëdhënat dhe burimet historike dëshmojnë se Gjon Kastrioti veronte në Petralbë dhe në Petralbë ka lindur edhe Gjergji. Traditën e të atit e ndoqi edhe i biri. Fill pas pushtimit të saj më 1443, Skënderbeu vendosi aty një garnizon ushtarak dhe më vonë i kushtoi kujdes të madh për vetë pozitën kyçe që zinte.

Pas betejës së Drinit më 1448 kundra venedikasve, burgosi në Petralbë dy komandantë kundërshtarë që zuri rob, Andrea Humoin dhe Simon Vulkathanin. Në rrethimin e parë të Krujës më 1450, Skënderbeu e përforcoi Petralbën me roje, komandantë e nozullime.

Duke ndjekur traditën e të atit, Gjonit, Petralba u bë vatër e ndejës së Skënderbeut dhe e familjes së tij. Barleti pohon se pas betejës së Modricës më 1451, Skënderbeu së bashku me Hamzanë dhe pak shokë, shkoi në Petralbë. “Atje ai kishte lënë të shoqen që në fillim të verës gjë që pastaj e bëri gjatë gjithë mbretërimit të tij. ” Gojëdhëna jo vetëm që e pohon këtë, por shton se këtu lindi edhe i biri i Skënderbeut, Gjoni.
Në rrëzë të shpatmalit ku ishte ndërtuar Petralba, niste një vijë uji që shkonte deri në shtëpinë e Llan Veshit, ku ishin dingat e barutit. Këto dinga më të hershmet në Mat dhe në Shqipëri ishin të lidhura pazgjidhshmërisht me Petralbën.
Si burimet historike ashtu edhe gojëdhënat dëshmojnë se baruti i zi (me tym) i markës shqiptare është prodhuar për herë të parë në Mat, prandaj në gjuhën popullore, jo vetëm në Mat, por në gjithë Shqipërinë është quajtur “barut Mati”. Në pjesën jugore të Shqipërisë, është quajtur edhe “barut gegë”. Nga të huajt është quajtur barut i markës shqiptare.
Edhe në botimin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, “Etnografia Shqiptare”, nr. 16, faqe 224(botim i vitit 1989), duke ju referuar studimeve të arkeologut dhe etnografit Dilaver Kurti, si dhe mjaft burimeve arkivore të cilat ne në shkrimet tona i kemi cituar shpesh herë, shkruhet “Këto punishte kanë qenë vendosur në Krye-Mat, rrëzë kalasë së Skënderbeut, Petralbes, në rrjedhën e përrenjve rreth saj, të cilët ishin degë të lumit Mat.

Epiqendër e kësaj zone dikur ishte Gguri i Bardhë, por së voni vendin e tij e zuri Klosi me tregun që kishte në Stragj. Këtu kalonte një ndër rrugët më të rëndësishme, e cila nisej nga Durrësi nëpër fushat bregdetare për në Tiranë, Mat, Dibër, Kosovë e Maqedoni. Në shërbim të kësaj rruge kishte karvane që bartnin mallra tregtare e produkte bujqësore e blegtorale dhe në pika të ndryshme me një rrjet hanesh për bujtjen e karvaneve, si në Xibërr-Hane, në Gur të Bardhë, Fshat, Klos, Plani i Bardhë e në vazhdim në trevat e Tiranës e të Dibrës. Për të lehtësuar funksionimin e kësaj rruge, shërbente një rrjet i dendur urash të gurta, të ngritura mbi Mat dhe degët e tij.

Baruti këtyre dhe këto barutit, i dhanë vlera njëri-tjetrit në këtë truall të Matit që nga shekulli i XV e në vazhdimësi të pandërprerë deri në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të XX. Kjo zeje me fabrikat e barutit në Mat, siç quheshin në shtypin e kohës, mund të quhet pararendësja e industrisë kimike në vendin tonë”. (Etnografia shqiptare, nr. 16, faqe224).
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë.

Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.
Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.
Ishte Dhimiter Frângu qe shkroi i pari jetën e Skënderbeut, realisht si u zhvillua, sepse Frângu ishte bashkëshoqërues i gjithë jetës dhe luftërave të Skënderbeut, arkëtar e shoqërues në udhëtimet e Princit Shqiptar. Shkrimet latinisht të Frângut të vitit 1480, 12 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, mjerisht u përvetësuan nga të tjerë, dhe përkthimi dhe botimi i saj italisht u bë më vonë, pas vdekjes së Frângut.

Patjetër se vepra e Barletit qe u botua latinisht ne fillim të shek të XVI (1504) kushtuar luftës heroike të arbërve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës) pati jehonë të madhe. Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi italisht në Romë rreth viteve 1508-1510.

Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barletit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV, kur nuk ishte zbuluar e njohur vepra e Dhimiter Frângut. Periudha e Skënderbeut u përjetësua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit.

Siç e thame një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frângu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut.
Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë.

Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.
Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera.

Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.
Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
VOTRA E PARE E KASTRIOTEVE
SHQEFNI
Ne vepren e Marin Barletit gjejme shume raste ku ai percakton origjinen matjane te Kastrioteve. Edhe bashkekohesit e tjere te Skenderbeut te cilet edhe e kane shoqeruar ne beteja si Ate Dhimiter Frangu Pal e Pjeter Engjelli Andrea Engjelli i japin kete percaktim origjines se Kastrioteve. Shume autore te Mesjetes si Milan Shuflai Nikolae Iorga Fan S. Noli etj. shkruajne ne te njejten linje dhe pranojne Barletin. Keto historiane dhe te tjere nuk percaktojne fshatin nga dolen fillimisht Kastriotet.

Fshati eshte Shqefni i Matit ja disa fakte
-Historiani i nderuar Marin Sirdani studioi dhe gjurmoi ne menyre te vecante toponimet legjendat dhe gojedhenat rreth vendorigjines se Kastrioteve. Ai shenon Kastriotet ishin nga fshati Shqefen i Matit Shih Skenderbeu M. S revista Leka 1935.
-Te njejten gje pohon edhe studiuesi kosovar Mark Krasniqi i cili ne punimin kushtuar gojedhenave Mbi gjenezen e Kastrioteve permend prejardhjen e tyre nga fshati Shqefen i Matit ku ka pas nje lagje qe e mbanin veten per Kastriote.
-Ne vertetim te argumentit Shqefni votra e pare e Kastrioteve vjen edhe Defteri turk i vitit 1431 dhe 1467 ku ne Shqefen te Matit permendet emri i Mark Kastriotit si fisnik qe perkon dhe me percaktimin qe jep Barleti se Kastriotet dolen nga nje dere fisnike.

-Ne Shqefen nje lagjeje e cila si siperfaqe toke perfshin gjysmen e fshatit i thone Lagjja e Kastrioteve sigurisht sot te myslimanizuar dhe te rralluar fort nga shperngulja.
-Siper lagjes gjenden varre shume te vjetra me emrin Varret e Kastrioteve dhe me tutje ndodhen Varret e Markajve edhe keto te Kastrioteve rreth nje kodre ku ndodhen germadhat e shtepive te para te Kastrioteve. Ne mes te ketyre varreve banore te moshuar thone se aty ndodhet varri i Vojsaves nenes se Skenderbeut.

Ne ditet e fundit te jetes Vojsava bashke me vajzen e vogel Mamicen u vendos ne Mat ne Shqefen. Ne te hyre te gushtit 1443 ajo u keqesua. Te paret e Kuvendit te Benedikteve te Matit kishin ardhur per ta pare. Ajo u tha Te lutem me me cue nje meshtar pse due me krye te gjitha shartet e fese e cila asht i vetmi ngushllim i emi permi kete tokehellip Lush Susaj Per historine e Matit f. 31.
Mamica i rrinte prane e zverdhur prej pikellimit e mallit per vellezerit e motrat e vet te shperndara ne Edrene Jeruzalem etj. Dokumenti thote Me 14 gusht te vjetit 1443 ne perendim te diellit dha shpirt e kumonet e mrames masi i lajmeruan popullit tatyne anve se ne nesret ishte dita e te njitunit Zojes ne qiell rane ne njanen ane edhe ne zi te princeshes se Shqipnise. Vojsava u vajtua dhe u varros ne Mat ne kishen e Shen Lleshit afer Dukagjinit e Shqefnit L. Susaj Per historine e Matit f. 31.
Ne nje dokument tjeter tregohet se Skenderbeu u shoqerua nga Ipeshkvi i Durresit dhe kryetari i Benedikteve te Matit per tek varri i nenes se tij ne Mat shih M. Barleti Historia e Skenderbeut 2002 f. 172.
-Ne qender te fshatit Shqefen aty ku shtrihen tokat e Kastrioteve ne nje koder te bukur ndodhen germadhat e kishes e cila disa here ka luajtur edhe rolin e peshkopates kur Durresi pushtohej nga popuj barbare. shih Kristo Frasheri Gazeta shqiptare date 11.9. 2006 f. 17. Patjeter kjo kishe ka qene qendra e pare ku Kastriotet u fisnikeruan me dije e kulture para se ato te dilnin ne qytetin e Varoshit nga ku do te drejtonin e zgjeronin zoterimet e tyre.
-Ne lidhje me kishen e Shtjekanise ishin kisha e Shen Aleksandrit ne Dukagjin Shellimthi ne Shelli Shen-Maria dhe manastiri i Shen-Marise ne Lis ne kufi me Stelushin si dhe Shnritati Sancte Trinitatis-Shen Trinia ku u shkrua dhe formula e pagezimit si dhe kisha Shen-Gjergjit ne Macukull. Te gjitha keto kisha ishin te lidhura me Stelushin Varoshin.
Me Shqefnin dhe fshatrat perreth lidhen shume ngjarje historike.
-Ne Shqefen ka shume toponime qe lidhen me Kastriotet si Varret e Kastrioteve Varret e Markajve Pusi i Kastrioteve Arat e Kastrioteve Perroi i Mazrekut qe lidhet me origjinen e te para Kastrioteve sic thone disa studjues etj shih Dilaver Kurti Trashegime iliro-arberore f. 326.
-Edhe ngjarjet historike me rendesi kombetare gjate kohes kur ishte gjalle Skenderbeu dhe pas vdekjes se tij jane zhvilluar ne zonen e Shqefnit.
a. Shkrimi i Pare i gjuhes shqipe Formula e Pagezimit u shkrua ne Manastirin e Shen Trinise ngjitur me Shqefnin. Eqrem Cabej thote Ne nje manastir te Skenderbeut ne Mat Revista Arsimi popullor janar-shkurt 1963.
b. Ne vitin 1481 i biri i Skenderbeut erdhi nga Italia dhe ngriti ne kryengritje pikerisht zonen rreth Shqefnit Prell Macukull Dukagjin Derjan Lac Rremull Shelli Lis e shume zona te tjera.
c. Kuvendet e medha kombetare u mbajten ne kete vendorigjine te Kastrioteve si ai i Shen-Merise ne Lis me 7 nentor 1594 ne kishen e Shen-Lleshit Shen-Aleksandrit ne Dukagjin te Matit ne vitet 1601 – 1602.
Keto kuvende u mbajten ne kete treve pasi ketu ishte ende e gjalle nostalgjia per Kastriotet e Skenderbeun qe kishin prodhuar historine e madhe kombetare D. Kurti Trashegime iliro-arberore f. 328.
-Per shume shekuj deri kur Turqia shkaterroi te tere kishat e krahines ne Lis afer Shqefnit pati seline e vet Dioqeza e cila shtrinte influencen e saj ne Mat Diber Mirdite e me gjere. Mark Skura Relacione 1621-1640 f. 331-335.
-Krahina e Prellit sic u quajt ne mesjeten e vonshme me Shqefnin ne mes ruajne deri ne ditet tona disa vecori ne veshje me te cilat kujtojne kohen e Skenderbeut
a. Ne shamine e bardhe te kokes grate vendosin flamurin e Kastrioteve. Edhe ne duvakun qe dikur perdornin nuset kur shkonin te burri ne balle te duvakut vendosej qendisej shqiponja. Shqiponja vendosej edhe ne xhepin prej shajaku jeleke etj.
b. Shqiponja ne flamur te Skenderbeut vendosej edhe ne oxhaqe te odave ne rrasen e deres se konakut e ne te tjera objekte te shtepise.
c. Nje rast i vecante eshte edhe perdorimi i shqiponjes ne veglat muzikore popullore si cifteli daulle e sidomos lauria instrument autokton matjan me tre tela e cila ngjan me lahuten. Prane Shqefnit eshte edhe nje lagje tjeter Urxalla e cila ka qene quajtur si dajrexhinjte e Skenderbeut. Ne kete lagje ndodhen edhe dy gure shume te gjate ne balle te njerit eshte i dukshem nje portret i gdhendur duket se qe ne kohen e Skenderbeut ose me pas ka gdhendur portretin e tij. Duke verejtur me kujdes te gjithe te dhenat e sjella per Shqefnin si vater e pare e Kastrioteve besojme se plotesojme vertetimin historik ne fjale.
STELUSHI VAROSHI KALA DHE QYTET I KASTRIOTEVE NE MAT
Shtrihet ne luginat malore te Vigut Mbas-Dejes e deri te liqenet e Lures.
Ne qender te kesaj lugine ndodhet keshtjella. Jashte saj ndodhej qyteti Varoshi qe shtrihej nga manastiri i Shen-Merise ne perendim te Vigut e anash Luses vazhdonte edhe ne luginen e Mbas-Dejes deri te liqenet e Lures. Ne kete hapesire te bukur me klime teper te shendetshme me fusha e shpate per kullota e prodhim sic thote edhe historiani matjan Ramiz Ficorri mund te strehohen e sterviten disa divizione me ushtare.
Ne Stelush ka mjaft toponime me domethenie historike si Perroi i Shalces Kisha e Limoces ne jugperendim buze perroit ndodhej punishtja e valanices. Ne veri ndodhet maja e Kurates qe mund te thuhet Maja e Urates ne veri-lindje eshte pazari i qytetit ne lindje te qytetit ndodhet Kepi i Kryqit nga ku shihet Mati Dibra e Kukesi. Thuhet se aty ishin vendosur kembanat. Ne veri-perendim te Xireve eshte Maja e Bajrakut. Mbi pazarin ndodhet Perroi i Carkut. Ne afersi te perroit ndodhet Sheshi i Farkes si dhe Fusha e Bunarit Sheshi i Sharres Maja e Butrojes dhe ne perendim te tyre Mali i Dejes 2246 m i larte qe quhet nga te vjetrit Mali i Mbretereshes nga ku mund te shikohet e gjithe Shqiperia veriore.
Ne gojen e popullit jane percjelle shume gojedhena e legjenda per Stelushin si qytet i Kastrioteve. Aty Kastriotet kishin pasurite adaletet e defteret aty kishte spital ku kuroheshin te plagosurit kishte pazar e farka per prodhim armesh sipas gojedhenave. Qyteti i Varoshit rreth kalase ka qene aq i madh sa qe tregojne Nje fundvarograveshas me nje kryevarograveshas u bene 70 vjec pa u takuar.
Stelushi ishte rezidenca e pare politike ushtarake dhe administrative ne Mat e Kastrioteve.
Ne shekullin XV per disa dhjetevjecare Mati u be qendra e Kastrioteve qe i dhane liri e krenari Arberise dhe Epirit duke dhene kontribut ne mbrojtje te qyteterimit evropian. Ne fillim Kastriotet kishin nje principate te vogel me qender Stelushin Shih Edvin Zhak Shqiptaret f. 201.

Sipas gjenezes familjare i pari qe doli ne Stelush ishte princi Konstandin Kastrioti-Mazreku gjyshi i Gjon Kastriotit qe ne zoterimet e tij kishte Matin dhe Kosturin shih Andrea Engjelli Gjeneologjia familjare e Kastrioteve.
– Pas Konstandinit principaten e drejton Gjergj Kastrioti i ati i Gjonit i cili i shton principates se tij edhe Ujemishtin. Ai mori pjese dhe ne luften e Kosoves me 1389 shih. Neshriu Vepra f. 75.
– Me pas principaten e drejtoi Gjon Kastrioti zot dhe kryezot i Matit i cili i zgjeroi zoterimet e tij nga lindja ne Diber deri ne Shkup nga veriu deri ne Prizren nga perendimi deri ne bregdet duke perfshire ne zoterimet e tij dhe Tumenishtin e Krujen ne vitin 1403 duke e bere ate kryeqender te zoterimeve te tij. Ne jug ai kishte nen zoterim vende deri ne Hilander midis Manastirit e Selanikut.
Kastriotet sipas te gjitha te dhenave qe permendem me siper e nisen karrieren e tyre nga Shqefni dhe dolen ne kala duke ruajtur lidhjet me Shqefnin. Ata duke qene fis i madh disa prej ketij fisi u shperndane ne zona e fshatra te tjera si ne Sinje etj. Kastriotet e Stelushit nisen organizimin e principates ne kohen e shperberjes se dinastise serbe te Stefan Dushanit duke bashkepunuar here me Balshajt e here me venedikasit e me vone me feudale te tjere perreth.
Mati ka mbi 12 keshtjella qyteza rreth e qark lugines si Stelushi kalate e Brucit Cerujes Fshatit Gurit te Bardhe Xibrit Komsise Shkopetit etj.
Nga viti 1403 deri ne vitin 1428 Gjon Kastrioti luftoi tri here me turqit. Shteti i tij kishte nje ekonomi te forte dhe pergatitje te larte ushtarake.
Familja e Kastrioteve sic thote edhe historiani Dilaver Kurti kishte fshatra te marra dhurate e cifliqe te blera qe nga Uraka ne Lac e deri tek Ura e Vashes ne Klos. Pasi u be zoterues i Matit shtriu zoterimet e veta ne Diber Kurbin e deri ne bregdet.
Stelushi qendra e principates ka qene nyje e rrugeve te nisura nga bregdeti Shufadaja ne Stelush e per ne Prizren e Svetigrad. Ne Stelush takoheshin tri rruge
E para nisej nga Shufadaja kalonte ne Kulme te Dervenit ne Sanxhak Urake Lac Rremull Derjan Lis e Stelush. Prej ketu vazhdonte per ne Prat Selishte Bllace Homesh Diber e Svetigrad.
E dyta nisej nga Durresi neper Preze Zgerdhesh Qafe-Shtame Komsi Burrel Lis Stelush. Nga ketu vazhdonte neper gryken e Murres ne Peshkopi e me tej.
E treta vinte po nga Durresi Tirane Petralbe Stragj Pleshe Patin Kurdari Lis Stelush dhe kalonte ne Dine Ura e Lushes mbi Drin Ujemisht Qafa e Kolosjanit Zhure Prizren. Kjo rruge duhet te kete qene rruga neper te cilen Gjon Kastrioti u siguronte tregti te lire raguzianeve nga Shufadaja shih D. Kurti Trashegime iliro-arberore f. 348.
Historiane bashkekohes te Kastrioteve dhe ato te mevonshmit dokumentojne se Stelushi ka qene keshtjella e pare rezidence e Kastrioteve. Ajo ka qene qender politike ekonomike ushtarake dhe administrative e tyre.
– Senjoret venedikas kishin me vullnet kondicionim me senjoret arber ne gjithe Emathian Matin sipas tyre Gjon Kastrioti banonte ne nje qytet te fortifikuar pra ne Stelush shih N. Iorga Historia e shqiptareve f. 97.
– Historiani Marin Barleti shkruan me nostalgji per Stelushin megjithese ne kohen e tij rezidenca kishte kaluar ne Kruje. Nder te tjera Barleti thote Stelushin e ndajne nga Petralba 25 mije hapa nga Petrela 40 mije hapa nga Kruja rreth 50 mije hapahellip Ky qytet eshte nje mal ne fushat e Mates i larte ne mes te nje lugine te bukur si te ishte vene atje me qellim. Vete qafa e ketij mali e rrethuar per bukuri me mure formon kete qyteze M. Barleti Historia e Skenderbeut f. 30-31.
– Halil Inalcik historian nga Ankaraja e Turqise ne defterin syret te Kryeministrise jep pasqyren e katundeve dhe te banoreve ne katunde dhe keshtjella. Per Vilajetin e Matit ne faqen 186 shenon katundet
Kinina Ftoin Selita Cipar Bisar Lac Macukull Klos e te tjera si dhe keshtjellat Stelush Guri i Bardhe Kruje etj. shih Konferenca e Dyte Albanologjike f. 188.
– Edhe Selami Pulaha ne baze te deftereve turq te viti 1467 botuar ne librin e tij Lufta shqiptaro-turke ne shekullin XV burime osmane boton per cdo fshat te Matit dhe emrat e kryefamiljareve dhe ne vecanti per Stelushin qe ben pjese ne Vilajetin e Matit ku permenden rreth 30-40 familje Mihal Kiraka Tanush Sirodi Peter Balazhi Gjon Bukoloni Gjergj Kirana Koli Kobili Bek Randaci Dhimitro Darankryqi Kola Miza Shtjefen Sirodi Tanush Dharta Mitri Spata Gjergj Kaluri Gjergj Refkonili Andria Kushvlati Progon Azhasi Gjergj Budini Gjon Karuzi Nikolla Kacinari Master Lazari Kola Vashkuqi Gjergj Kapuci Teodor Molani Domenik Luzi Kola Thana Gjon Sundia Dom Shtjefni Gjergj Sundia Gjergj Kajasenxhi Kola Vugu etj S. Pulaha Burime osmane te shek. XV 1968 fq. 18. Megjithe levizjet administrative ne shekuj e deri ne ditet tona Stelushi gjendet edhe sot ne territorin e Matit.
– Dijetari hungarez Taloci dhe historiani cek Irecek duke analizuar disa pretendime te studiuesve te tjere si A. Gega i cili thote se ndodhet nje Kastri ne Mirdite midis Munelles Kashnjetit e Vigut. Taloci dhe Irecek ne punimin e perbashket mbi Skenderbeun ndermjet te tjerave theksojne Kastri duhet te kete qene nje Kastrite keshtjelle ne malesite e Matit. Ata paraqesin Kashnjetin afer Dukagjinit te Matit zona rreth Shqefnit Derjanit Prellit e Dukagjinit quhet Kashnjet dhe fshati Vig qe perfshihet ne Varosh afer qendres Stelusah. F. K.. Ata mendojne se Kastri eshte keshtjella e Stelushit Jirec dhe Taloci Studime per Skenderbeun f. 190.
– Stelushi ishte keshtjella qe rreth saj kishte fshatrat me mbi 60 mije banore e me prodhime te bollshme si grure theker vere peme e sidomos vete Varoshi mbareshtonte mijera bageti gjate veres ndersa gjate dimrit ata i kalonin neper fshatra. Kjo keshtjelle – thote Noli – ishte mbrojtja e sigurt e shtetit te Kastrioteve nga ana e lindjes. Kur u kthye Skenderbeu ne Atdhe ne Stelush caktoi nipin e tij Hamzain si komandant.
Te gjitha te dhenat vertetojne se Stelushi ishte rezidenca e pare e Kastrioteve dhe nje keshtjelle me rendesi te padiskutueshme per kohen.
Autori po studion dhe gjurmon me vite te dhena historike qe kane lidhje me Kastriotet e Matit te cilat edhe i ka te permbledhur ne nje liber Mati dhe Skenderbeu
GJENEALOGJI E SHKURTER E FAMILJES SE KASTRIOTEVE
-Konstandim Kastrioti ishte Zot i Matit dhe i Kosturit Kastories vdiq me 1390.
-Gjergj Konstandin Kastrioti ishte princ i Matit Ujmishtit dhe Kosturit.
-Gjon Gjergj Kastrioti ishte princ i Matit Ujmishtit Kosturit Dibres dhe Krujes.
DJEMTE E GJON KASTRIOTIT
-Reposh Kastrioti vdiq ne Hilandar me 1431.
-Stanisha Kastrioti vdiq pas vitit 1445.
-Konstandin Kastrioti vdiq pas vitit 1467 ne Itali.
-Gjergj Kastrioti Skenderbeu u lind me 1405. Merret peng ne moshe te vogel nga turqit pas vitit 1426. Vjen subash i Krujes 1437-1438 si vasal i turqve. Braktis radhet e ushtrise turke dhe kthehet e merr pronat dhe zoterimet e te atit. Udhehoqi luften e popullit shqiptar kunder pushtimit turk pas viteve 1443. Martuar me Doniken bijen e Gjergj Aranitit te Kanines me 1451. Vdiq me 17 janar 1468 ne Lezhe dhe u varros po aty ne kishen e Shen-Kollit.
VAJZAT E GJON KASTRIOTIT
-Maria e martuar me Stefan Cernovin e Malit te Zi.
-Jella e martuar me Stres Balshen.
-Angela e martuar me Vladin Golem Komnen Aranitin.
-Vlaika e martuar me Gjin Muzaken.
-Mamica e martuar me Muzake Topine.
DJALI I GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT
-Gjon Kastrioti u lind me 1456. Pas 1468-s shkon ne Napoli. Zbarkon ne Shqiperi me 1481 dhe rimekemb per pak kohe principaten e Kastrioteve. Martuar me bijen e Llazar Brankovicit Irenen princit te Serbise.
DJEMTE E GJON KASTRIOTIT djalit te Skenderbeut
-Ferdinand Kastrioti ishte Duke i Shen-Pjetrit ne Galantine.
-Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skenderbeu i Ri. Zbarkoi ne Lezhe me 1501. Udhehoqi per pak kohe kryengritesit shqiptare kunder turqve. Vdiq me 1550.
-Konstandin Kastrioti 1498-1550 ishte peshkop i Esernies vdiq ne Napoli.
Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojshme, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë: Dhimiter Frângut,Marin Barleti, Fan Noli, Stadtmyller ,Eqrem Cabej, Sabri Godo,Milan Shuflai,Nikolae Iorga ,Dhosi Liperi,Fatos Daci.Dilaver Kurti, Marin Sirdani etj