Izet Zeqiri: Nuk na duhen parti “multi-kulti”, por na duhen parti të forta shqiptare

Maqedonia e Veriut

Shqiptarët çdo herë kanë tentuar që Maqedonia të jetë shtet i qytetarëve dhe etnive të barabarta, ndërsa elitat politike të partive maqedonase tradicionalisht kanë preferuar një model etnocentrik në ndërtimin e shtetit ku ato do të kishin pozitën dominante.

Shqiptarët nuk duhet të besojnë se krijimin dhe avancimin e mekanizmave të mirëfillta për një funksionim të drejtë, transparent dhe jo-diskriminues të shtetit ligjor në Maqedoni do ta bëjnë partitë Maqedone, duke u antarsuar në to dhe duke i votuar sic po ndodh tani.

Është shqetësuse rëshqitja e trupit votues shqiptarë dhe votimi i partive maqedonase. Sot pothuajse çdo shqiptarë nga mllefi dhe pakënaqësia e rezultateve të partive shqiptare marrin angazhime orientuese politike dhe partiake të partisë maqedone LSDM.

Neve nuk na duhen parti “multi-kulti” por na duhen parti të forta shqipare që do të angazhohen për luftim e të gjitha formave të diskriminimit qofshin ato në bazë etnike, fetare, të moshës, gjuhësore, ekonomike e sociale.