Kalaja e Tetovës

Art dhe Kulturë

Dr.sc. Hamdi Mediu-dushi – Tetovë

Nëpërmjet të ndërtimtarisë dhe kulturës,ekonomisë dhe politikës,Osmanët ndryshojnë jetën e përditshme,e cila reflektohet në kulturën shpirtrore te popullata vendase. Fillojnë ndërtimet e objekteve të ndryshme si: Xhamitë, Hamamet, Teqet, karavansaraje-hane e shumë objekte të tjera. Duhet theksuar se pushtuesit osmanli ishin edhe ndërtues të shumë objekteve fetare dhe objekteve të tjera që trejtojshin jetën urbane në hapsirat shqiptare. Në këtë mënyrë të ndërtimit, qytetet në mënyrë graduale mirshin pamjen orientale, dhe bëheshin qendra të përhapjes së civilizimit islam. Për tu përmendë janë disa qendra të mdha në Ballkan, shtu është për shembull, rasti i Sarajevës, Shkupit, N.Pazari, Prizreni, Peja, e të tjer.

Në Shkup ndërtohen shumë monumente me karakter fetar si ato: xhamia, mesxhide,medrese,turbe,teqe,etj.Njikohësishtë ndërtohen edhe ato të karakterit profan si ato: karavan saraje, hane, hamame, çeshma publike, çarshija, ura, etj. Shumica e këtyre objekteve janë shumë të vjetra dhe datojnë nga fillimi i sundimit osman. Pasuria e këtyre objekteve arkitektone flet për zhvillimin kulturor e shpirtror te popullata muslimane, poashtu flet edhe për zhvillimin e qyteteve të maqedonisë perendimore,si ate: Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga, Ohri etj. Në këto qytete ndrishon pamja urbane, ngritet standardi jetësor dhe ai kulturor.

Me pushtimin e Shkupit nga ana ushtrisë së perandorisë Osmane, edhe pjesa perendimore e Maqedonisë ra nën sundimin e perandorisë Osmane.
Me rënien përfundimtare të Pollogut nën sundimin e perandorisë osmane. Këtu nisën të arrijnë, nëpunës, ushtarakë, misionarë turqë të fushave të ndryshme, të cilët në një mënyrë ose mënyrë tjetër ndikuan në ngritjen e objekteve publike e fetare të kulturës islame dhe sekteve të ndryshëm. Në radhë të parë këtu duhet të zihen ngojë, xhamitë, teqet, mesxhidet, hamamet, hanet, karavansarajet, shadërvanet etj.

Që në fillim duhet theksuar se në kulturën matrijale,në trshigimin e Pollogut vërehen edhe ndikimet e kulturave të etnikumeve të tjera si romake, bizantine, perendimore e lindore, përkatësisht osmane. Elementet e kulturave, ndikimet në veprat e artit të pollogut në asnjë formë e mënyr nuk e dobësuan realizimet figurativo-aplikative të popullatës autoktone, përkatsisht shqiptare. Përkundrazi këto elemente siç janë mjeshtrit dhe artistë shqiptar arrijnë që në veprat etyre me mjeshtri të sintetizojnë edhe me motive autoktone. Kjo gjë nuk është karakteristike vetëm për artin shqiptar, por edhe për kulturën dhe artin e popujve të tjerë në Ballkan dhe më gjërë.

Ndikimet në fjalë ishin të karakterit reciprok dhe këto njëherit tregojnë se kultura dhe arti shqiptar u zhvillua në kontakt të ngushtë me kulturën dhe artin e të tjerve që jetuan në Gadishullin Ballkanik e më gjërë në Lindje e Perendim.

Në Pollog,jeta vazhdon nga neoliti por, ka indikacione se në këtë pjesë të Mqaedonisë perendimore është jetuar edhe në periudhën e paleolitit.
Të theksojmë se me përhapjen e fesë së Islamit, të besimit në një Zot në dekadat epara të shekullit VII, filloj edhe ndërtimi i objekteve fetare islame. Arti islam fillon me dinastin e Umevitve, kjo ishte koha kur u ndërtuan edhe xhamit e para si objekte sakrale.

Arti islam apo musliman së shpejti bëhet dominues në mesin e shumë popujve me kultura të ndryshme. Njëherit duhet cekur se arti islam është një art i madh dhe i fundit në Lindje. Arti në fjalë kishte lidhje të ngushtë me krijimin e perandorisë arabo-islame si dhe me përhapjen e re të fesë islame. Islami si fe më tepër se çdo religjion tjetër lidhi besimtarët e vet dhe thellësishtë e në mënyrë të gjithëanshme i frimëzoj me artin oriental islamik. Në artin oriental islamik ndikoj arti Romak e posaçërisht dhe në veçanti arti Sasanit dhe Bizantin.Veti karakteristike e këtij arti është përdorimi dekorativ i alfabetit arab, kurse arkitektura si mjet kryesor shprehës. Piktura dhe skulptura, si dhe veprat e artizanateve (qilimi, tekstili, keramika, dhe armët) shërbyen dhe dekuruan hapsirat arkitektonike. Pra në rrethana të reja të lidhjes së Ballkanit me Lindjen, në kushte të bashkëjetesës së shqiptarëve me osmanlinjtë filluan të depërtojnë edhe elemente të artit dhe të kulturës matrijale islame të shqiptarët në Pollog si dhe në vise të tjera, por duke u sintetizuar dhe duke u modifikuar me motive etnike nga mjeshtër vendor shqiptarë.

Gjatë periudhës disa shekullore të sundimit osman në Pollog,u ndërtuan një sërë objektesh,me karaktere të ndryshme si sakrale, ashtu edhe profane të karakterit utilitar, publik dhe individual, siç janë: xhamitë klasike, monumentale, turbet, teqet, hamamet, urat, karavan sarajet, hanët, kullat e sahatit, medreset, komplekset urbano-arkitektonike të çarshive të vjetra, ekzemplarëve të shtëpive të banimit e tjera. Për fat të keq një numër i madh i ndërtimeve të kësaj periudhe tani nuk ekzistojnë, u rrënuan nga koha.

Ndërtimet arkitektonike si objektet e kulturës, materiale të realizuara në rrethana të caktuara kulturo-historike, politike, ekonomike shoqërore, sociale e fetare kanë një


Tagged