Korrektësia, identiteti jonë

Opinione

Në një fshat jetonte një njeri i varfër. Gruaja e tij e mblidhte kajmakun të cilën ai e shiste dhe nga ky fitim ata jetonin.

Fshatari, kajmakun që e përgatiste gruaja e tij në topa prej një kilogrami ia dërgonte shitësit në treg.

Një ditë, shitësi dyshoi në peshën e kajmakut, e vuri mbi peshore dhe e pa se pesha e tij ishte vetëm 900 gram. Aq shumë u zemërua sa që mezi priste ta takonte fshatarin e vrfër. Kur fshatari arriti, ai i bërtiti atij: – “ Unë nga ti e marr kajmakun duke besuar se ai peshon një kilogram por kur e mata ai ishte vetëm 900 gram. Njëqind gram më pak se ajo që unë paguaj”.

Fshatari i turpëruar uli kokën dhe tha:

“Zotëri i nderuar, unë në shtëpin time nuk kam peshore, por nga ti kam blerë një kilogram sheqer, prandaj me masën e sheqerit unë e mas kajmakun që ta shes”.

Shqetësimi dhe dëshpërimi i njerëzve është rezultat i mospërfilljes së tyre kundrejt korektësis, fundament bazë i mardhënjeve ndërnjerëzore, si dhe dominimi i gënjeshtrave dhe paragjykimi mbi çdo veprim apo fjalë të tjetrit që rezulton me largimin nga e drejta. Korektësia në çdo çështje, problematikë dhe gjykim, është shtyllë e fortë në karakterin njerëzor dhe ngjyrë konstante që e zbukuron atë në veqanti dhe shoqërin në përgjithësi.

Sa më tepër që zgjerohet rezja dhe diametri i jo korrektësis dhe mashtrimit që e luan një i pa moralshëm pasojat janë më fatale në shoqëri. Ne në ditët e sotit jemi dëshmitar të shembujve konkret të temës në fjalë, ku hasim numër të madhë të gazetarëve të cilët ua plasojnë gënjeshtra, lajme të rrejshme mijra njerëzve, politikani u prezenton njerëzve pasqyrë të devijuar për çështjet madhore, kemi besa edhe të atillë në prapavijë të sinkronizuar me dy palët dhe u ngjet etiketa njerëzve të mëdhenjë, qofshin burra apo gra, duke bërë krimë më të rëndë ndaj njerëzve përkatës dhe me pasoja më të kqija. E sotmja është e identifikuar edhe me atë se njerëzit ja lëshojn frenat vehtes në shpikjen e metodave dhe mënyrave se si të knaqin egon dhe epshet e tyre. Tregëtari mund të gënjejë në prezentimin e mallit të vet dhe çmimit të tij, shitësi dëshiron çmim të lartë ndërkaq konsumatori don çmim të ulët me çka sjellin një stil të ri të jetesës ku egoizmi është ai i cili dominon mbi transaksionet në tregje.

Botkuptimi që kemi sot për stilin e të jetuarit shkon aq larg sa që njeriu i cili mundohet të jetoj me drejtësi dhe korektësi merr epitete nga më të ndryshmet duke filluar nga banalja e deri te absurdja. Kjo është bërë moral i yni edhe pse shqiptarët nuk janë njohur të till. Kemi shembuj dhe ngjarje të shumëta ku ne shqiptarët jemi shquar dhe dalluar nga popujt tjerë në fqinjësi me shumë atriburte morali deri në atë masë, sa që është bërë krakteristika jonë siç është BESA, AMANETI etj…

Vepra korrekte është ajo vepër në të cilën nuk ka dyshim, nuk mund të ketë epshe dhe egoizme sepse ajo është simotër e korrektësis ku në të nuk kemi as edhe një njëllosje me nuansa të vogla, sepse ajo ka buruar nga sinqeriteti dhe korektësia, nga e vërteta.

Suksesi i popujve në kryerjen e misioneve të tyre është rezultat i asaj që kanë bërë bijtë e tyre prej veprave korekte. Nëse potenciali i veprave korrekte është i madhë, atëher ata do të shkojnë shumë para. Ligësia është shkalla e fundit e dobësis shpirtërore dhe humbjes të popullit.