LSDM injoroi Selën e Kasamin, a do ta votojnë ligjin për PP?!

Maqedonia e Veriut

Kuvendi nuk mund të shpërndahet dhe të shpallen zgjedhjet Parlamentare të parakohshme që do të mbahen më 12 Prill pa miratimin me procedurë të shkurtuar të Ligjit për Prokurorinë Publike i cili parashikon që parimi i Badenterit të futet në Prokurorinë për krim të organizuar dhe në ndërkohë që përdorimi i gjuhës shqipe në nivel shtetërorë në të gjitha Prokuroritë .Janë këto disa nga ndryshimet që parashikon ky propozim ligj .Por përplasjet mes subjekteve politike po vazhdojnë në ndërkohë që partia më e madhe në pushtet LSDM e injoroi Selën dhe Kasamin. Poashtu ata nuk e pranuan amandamentin e ASH-së për Prokurorinë Publike.
Çështja mbetet nëse ASH dhe BESA do ta votojnë Ligjin dhe a janë siguruar shumica parlamentare për miratimin e tij?!, përcjell TS.

Në anën tjetër Kryetari i Komisionit për Cështje Evropiane dhe deputet i BDI-së Artan Grubi tha se në kohë rekorde Komisioni që ai e drejton ka përfunduar debatin për Propozim Ligjin për PP-në dhe Propozim Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë ,pa u pranuar asnjë amandament .

Sipas Grubit është arritur të vendoset Badenteri në përzgjedhjen e të gjithë prokurorëve publikë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe është arritur gjithashtu të përfshihet përdorimi i plotë dhe i barabartë i gjuhës shqipe zyrtare në Prokurorinë Publike dhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë, në përputhje me vendimet e përcaktuara me ligjin për përdorimin e gjuhëve, si dhe uljen e kritereve për zgjedhjen e prokurorëve publikë, duke siguruar përfaqësim të drejtë të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në Prokurorinë Publike”, tha Grubi.

Komisioni për Cështje Evropiane në Kuvend nuk e pranoi amandamentin e Aleancës për Shqiptarët rreth ligjit të rëndësishëm të Prokurorisë Publike .
VMRO tashmë dihet me qëndrimet kundër që sipas Zaevit udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe deputetët e kësaj partie po kryejnë trysni ndaj deputetëve të tjerë që të mos votojnë për Ligjin për Prokurori Publike, por cfarë do ndodhë me partitë shqiptare ASH dhe BESA dhe si do rreshtohen ata ?!
LSDM votoi kundër Aleancës edhe pas kërcënimit të Selës që nuk e voton këtë ligj thelbësorë ndërkohë që të dy subjektet shqiptare ASH dhe BESA u zotuan publikisht që në asnjë mënyrë nuk e votojnë këtë ligj.

Kreu i LSDM-së ditë më parë u shpreh se nëse nuk votohet ligji për Prokurorinë, nuk shpërndahet Kuvendi dhe se obstruksionet e opozitës shkelin marrëveshjen mes të gjitha partive politike, që ligjet reformuese, protokolli për NATO dhe Ligji i Mbrojtjes të votohen para 12 shkurtit.Sipas tij 12 prilli nuk cenohet si datë e zgjedhjeve edhe nëse Kuvendi nuk shpërndahet më 12 shkurt.
Të gjithë jemi marr vesh që këto zgjidhje ligjore të miratohen deri në shpërndarjen e Kuvendit. Nëse dikush nuk e respekton marrëveshjen, sigurisht që shpallja e zgjedhjeve dhe shpërndarja e Kuvendit nuk do të ndodhë. Zgjedhjet caktohen më 12 prill, ndërsa Kuvendi shpërndahet më 12 shkurt. Sipas Kushtetutës zgjedhjet shpallen 45-60 ditë para shpërndarjes, kështu që kemi një periudhë 15 ditore brenda të cilës mund t’i menaxhojmë proceset- deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rushidi nëpërmes një konference për shtyp nga Kuvendi tha se Aleanca për Shqiptarët nuk do të mbështes propozim ligjin për PP.

Sipas tij ka ndryshime drastike dhe me këtë ligj po pretendohet që të amnistohen persona të inkriminuar dhe të akuzuar.
Edhe Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli doli me qënrimin e partisë së tij se Lëvizja Besa nuk do e përkrah ligjin për Prokurorinë Publike duke thënë se ata nuk janë konsultuar me versionin e fundit të ligjit./TS/