Mike Tyson tallet me Mayweatherin pasi ky i fundit e krahasoi veten me Muhammad Ali

Sport

Mike Tyson nuk është tifoz i Floyd Mayweatherit as si boksier, e as si njeri. Këtë gjë e ka bërë të ditur pasi që Mayweather kishte thënë se ai është boksieri më i mirë në histori, më i mirë se Muhammad Ali dhe Tysoni.

Mayweather e mposhti japonezin Tenshin Nasuwaka Natën e Vitit të Ri qysh në rundin e parë, kur e rrëzoi tri herë brenda minutës së parë të meçit. 41-vjeçari i fitoi 8 milionë euro për nëntë minuta punë, transmeton Gazeta Express.

“Ai është duke fantazuar. Dëgjomëni, nëse ai do të ishte sado pak afër fronit të të mrekullueshmit Muhammad Ali, ai do të ishte në gjendje t’i dërgonte fëmijët e tij në shkollë vet”, ka thënë Tyson.

“Në rregullt, ai nuk mund t’i dërgojë fëmijët e tij në shkollë dhe ai po flet se sa i mrekullueshëm është? Nuk ka të bëjë me sa mund ta mbrosh veten nga njerëzit, por sa pranohesh e respektohesh nga ta”.

“Ai nuk mund t’i dërgojë fëmijët e tij në shkollë i vetëm. Ai është një burrë i vogël e i frikësuar. Ai është një burrë shumë i vogël dhe shumë i frikësuar”. /Gazeta Express/