Ministri i Diasporës z.Edmond Ademi viziton diasporën në Danimarkë

Bota

Ministri i Diasporës i Republikës së Maqedonisë Veriore z.Edmond Ademi do të vizitojë diasporën e RMV në Skandinavi. Ai fillon xhiron e vizitës në Norvegji, pastaj në Suedi dhe me datën 16 deri me 19 shkurt do të jetë për vizitë në Danimarkë.
Në kuadër të kësaj vizite, ministri Ademi do të mbajë disa takime. Vargun e takimeve do ta fillojë të dielën me 17 shkurt nga ora 12.00 deri me 13.30 në Shoqatën Vorca. Takimi është i hapur për të gjithë bashkatdhetarët në Danimarkë. Në këtë takim, ministri Ademi dëshiron ti ndëgjojë hallet e bashkatdhetarëve si dhe të njoftojë bashkatdhetarët për rolin e Ministrisë së Diapsorës së RMV.

Më pas nga ora 14.30 – 16.30 ministri Ademi do të mbajë një takim me gjithë kryetarët e Shoqatave, Klubeve, Xhamive dhe mediumeve shqiptare në Danimarkë. Takimi do të mbahet në Ambasadën e R.M.V. në Kopenhagë të dielën me datë 17 shkurt nga ora 14.30 – 16.30.

Si përmbyllje, nga ora 20.00 – 21.00 ministri Ademi do të jetë mysafir për një intervistë në studion e Radio Antena në gjuhën shqipe në Ballerup. Intervistën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në valët 90.2 FM ose në www.antena.dk

Nga: Bardhyl Islami