Aleanca për Shqiptarët është partia e vetme shqiptare që për herë të parë krijon një organ profesional në suaza të organizimit të saj politikë duke formuar Akademinë Politike.
Ky organ partiak që sipas statutit të Aleancës gëzon shumë kompetenca dhe nivel të përfaqësimit në vete ka tubuar personalitete nga të gjitha fushat dhe të dëshmuar në profesionin e tyre.
Akademia Politike e udhëhequr nga prof. Halil Snopçe është në përfundim të konstituimit dhe kompletimit të saj, pritet që së shpejti ti paraqes propozim-projektet e saja para kryesisë qendrore me qëllim që puna e këtij organi të fillojë të japë frytet e para të saja.
Ndryshe, Aleanca është një parti politike që e ka dëshmuar nga themelimi i saj se ofron politik ndryshe duke qenë avangard në shumë propozime.
Aleanca ishte partia e parë që hodhi idenë e Tryezës së partive politike shqiptare më 2016 dhe e njejta u inkorrporua në deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare të R.M-së.
Akademia Politike si organ politikë gjithashtu është risi në politik-bërjen e shqiptarëve të Maqedonisë dhe ofron mundësi sidomos për intelektual të dëshmuar që të japin kontributin e tyre në poltikbërje dhe të jenë pjesë aktive e jetës politike në R.M.