Nuk ka datë, zhgënjim i madh nga Qeveria e Shkupit, opozita fërkon duart për zgjedhje

Bota

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën miratimin e të gjitha vendeve anëtare për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Krerët e institucioneve të BE-së këtë konkluzion e konsideruan si gabim historik por pa rrugëdalje, kryesisht për shkak të kundërshtimit të Francës.

Çështja do të kthehet në agjendën e BE-së në Samitin e Zagrebit kushtuar Ballkanit perëndimor, në maj të vitit të ardhshëm. Ky vendim erdhi në ditën e dytë dhe të fundit të Samitit të liderëve të BE-së. Debati për zgjerimin u mori pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë ditës së parë.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut pas këtij vendimi tha se tani nuk është koha e zhgënjimit, apatisë ose përllogaritjeve për të marrë pikë të vogla politike ditore, por sipas tij, tani është koha për t’u ribashkuar rreth interesave shtetërore dhe të ardhmes së vendit.

“Jam i bindur se pikërisht tanië shtë koha të dëshmojmë unitet rreth orientimit tonë strategjik, pa marë parasyshë dallimet politike legjitime rreth shumë çështjeve”.”, theksoi Pendarovski, i cili këto ditë ka ftuar në takim liderët e partive kryesore politike për të diskutuar pas vendimeve të Brukselit, përcjellë INA.

Ministri i Punëve të Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Dimitrov në profilin e tij në në Twitter ka shkruar se udhëheqësit e BE-së duhet të jenë të sinqertë me vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe të qartësojnë vendimin për ardhmërinë e Ballkanit Perëndimor. Zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar osmani theksoi se Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës dhe padrejtësia e sotme nuk guxon të e largojë nga synimet për të vazhduar me implementimin e reformave dhe prioritetet tjera për ndërtimin dhe të ardhmen e vendit.

Partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se Franca nuk është fajtore për mos marrjen e datës, por krimi dhe korrupsioni. Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, tha se përveç LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev, përgjegjësi për mos marrjen e datës kanë edhe partnerët e koalicionit Qeveritar. Ai kërkoi gjithashtu që për këtë dështim vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Me kërkesë të tillë ka dal edhe Lëvizja BESA. Opozita kërkon gjithashtu edhe formimin e qeverisë teknike, konform marrëveshjes së Përzhinës.(INA)