Osmani: Është i duhur debat më thelbësor për shtesën për fëmijën e tretë

Maqedonia e Veriut

Zëvendëskryetari I Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me përfaqësuesin e Unicef-it në Maqedoni, Benxhamin Perks.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit biseduan për prioritet e kësaj organizate ndërkombëtare në vend, për çka, Osmani shprehi faleminderim të veqantë për aktivitetet e vazhdueshme të cilat I zbaton Unicef-I në Republikën e Maqedonisë, qëllimi kryesor është mbështetja dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve.

„Ende kemi sfida në të cilat duhet të punojmë për të arritur mesataren evropiane për kualitet të mbrojtjes së fëmijëve, për çka, është e patjetërsueshme nevoja, ekspertiza dhe përkushtimi UNICEF-it theksoi Osmani , duke shprehur faliminderime të sinqerta dhe për mbështetjen dhe rolin e madh të UNICEF-it në periudhën e kaluar, veçanërisht gjatë krizës së migracionit, duke siguruar ndihmë për fëmijët-refugjatë dhe migrant të cilët kalojnë nëpër vendin tone

Në takim Osmani e riafiormoj qëndrimin që Maqedonisë I duhet politika për mbështetjen e familjeve të cilat e pranojnë sfidën që të kenë fëmijë të tretë. „ Maqedonia është ende vend në zhvillim, të cilën e pret periudh e rëndësishme për ta arritur standardin evropian, çka ,përsëri I I shfuqizon familjet të formojnë bashkësi më të mëdha si pasoj e shqetësimeve të tyre për kushtet që ato mundë të ju sigurojnë. Pikërisht për atë shkak shteti duhet të sigurojë mbështetje përkatëse për familje me më shum fëmijë“ – shtoi Osmani, duke drejtuar edhe nevojën pë debatë më të thellë për shtesën për fëmijën e tretë.

Në fundë Osmani e konfirmoj angazhimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pikërishtë në bazë të pranimit dhe zbatimit të vlerave Evropiane, siç është mbrojta dhe progresi I të drejtave të fëmijëve dhe shpreson se UNICEF-I do të vazhdojë me mbeshtetjen e reformave të nevojshme për integrimin euratlantik të Republikës së Maqedonisë, që kanë të bëjnë me këtë fushë.