Rama takon Cristiano Ronaldo (FOTO)

Sport

Kryeministri Edi Rama, i cili ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Juventusit dhe Lazios, ka realizuar një foto me yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Fotoja është realizuar në ambientet e stadiumit “Allianz stadium” në Torino, ku edhe kryeministri i ka marre autografe disa prej futbollisteve.

Kryeministri Rama është një tifoz “i çmendur” i Juves. Ai sot (25 gusht) pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Vlorë ka fluturuar drejt Torinos për të ndjekur live ndeshjen, e cila u mbyll me rezultatin 2-0 për skuadren e Ronaldos.

Më herët, kryeministri publikoi edhe një video me presidentin e Juventusit Andrea Agnelli.