Shfrytëzuesit e ndihmës sociale prej nesër duhet të përditësojnë dokumentet

Maqedonia e Veriut

Qendra publike për punë sociale njofton se ripërtëritja vjetore e dokumenteve për shfrytëzuesit e ndihmës sociale fillon nga nesër (3 janar).

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale do të duhet të dorëzojnë kërkesë të re, ndërsa formularët e nevojshëm do t’i marrin në Qendrën për punë sociale.

Gjatë dorëzimit të dokumenteve duhet të posedojnë letërnjoftim të vlefshëm për vete dhe për gjithë anëtarët e moshës madhore të familjes, ndërsa dokumentacionet tjera do t’i plotësojë vetë Qendra.

“Bazë e kësaj ripërtëritje është që gjithë anëtarët e moshës madhore të familjeve të paraqiten në Agjencinë për punësim, që do të jetë parakusht për marrjen e ndihmës sociale minimale, në pajtim me Ligjin për mbrojtje sociale, i cili do të miratohet së shpejti”, thonë nga Qendra Afati për ripërtëritjen e dokumenteve do të zgjasë deri më 28 janar të vitit 2019.