Tensione të ashpra te Zvicra, shkak Shaqiri dhe trajneri Petkovic

Sport

Xherdan Shaqiri nuk do të marrë pjesë në dy ndeshjet e radhës të Zvicrës kundër Irlandës dhe Gjibraltarit. Mesfushori nga Kosova vendosi ta refuzojë ftesën e helvetikëve për të punuar më shumë te Liverpooli që ta zë vendin e titullarit. Megjithatë, gazeta më e madhe zvicerane “Blick” raporton se kjo nuk është arsyeja e vetme e refuzimit të Shaqirit.

Besohet se Shaqiri nuk ka ardhur te Zvicra për shkak të mardhënieve të këqija me trajnerin Vladimir Petkovic. Besohet se futbollisti i Liverpoolit ka kërkuar shiritin e kapitenit te Zvicra, të cilin aktualisht e mban Granit Xhaka. Megjithatë, mediat zvicerane në vazhdimësi e kanë kritikuar trajnerin Petkovic për mos ardhjen e Shaqirit.