Gabimet e vazhdueshme drejtshkrimore në tabelat e institucioneve kane nxjerrë në pah koordinimin e dobët mes qeverisë, grupit ndër resorësh për zbatimin e ligjit të gjuhëve dhe institucioneve, raporton Alsat-M.
Si rezultat gjuha shqipe vazhdon të bastardohet gati nga të gjitha institucionet e vendit. Nuk dihet kush përkthen apo kush i kontrollon momentalisht këto përkthime, korrigjimi i të cilave ka kosto shtesë.
Rasti i fundit ka të bëjë me një tabelë parkingu të vendosur nga Qyteti i Shkupit në garazhin me kate “Beko”. Siç shihet edhe në foto, në një fjali të vetme ka disa gabime drejtshkrimore. (koha.mk)