Xherdan Shaqiri transferohet te gjiganti evropian

Sport

Anësori me prejardhje nga Kosova, është një nga lojtarët më të kërkuar këtë verë, pas rënies nga Premierliga të Stoke City.

Shaqiri do të largohet nga Stoke City, skuadër kjo që nuk arriti të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez.

Largimi i Shaqirit ka ‘alarmuar’ shumë skuadra në Evropë, që kërkojnë transferimin e tij.

Më afër për të realizuar këtë transferim, duket se është gjiganti turk, Galatasaray.

Kampionët e Turqisë kanë objektivin kryesor transferimin e Shaqirit gjatë verës pasi synojnë të prezantohen sa më mirë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

26 vjeçari ka qenë njeriu kryesor nëpër ballinat e gazetave turke të cilat po e bëjnë të kryer transferimin e tij te Galatasaray.

Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim e pëlqen shumë lojën e Shaqirit dhe ka kërkuar me çdo kusht transferimin e tij.