Zëvendëskryeministrat e Qeverisë teknike, ja emrat?

Maqedonia e Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e parë në përbërjen e re, me propozim të kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, i cili kryesonte mbledhjen, caktoi zëvendëskryeministrat e qeverisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska është caktuar për zëvendëskryeministre e Qeverisë.
Për zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike është caktuar Mila Carovska.
Bujar Osmani është caktuar për zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane dhe ministri Sadulla Duraku është zgjedhur për zëvendëskryeministër.

Në mbledhjen e sotme u caktuan edhe ministrat pa resor në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Ministri Robert Popovski është caktuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë,
Edmond Ademi është ministër i Diasporës,
Muzafer Bajram ministër i zbatimit të Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve,
Zorica Apsotollska dhe Bardhyl Dauti janë ministra pas resor për investime të huaja,
Evlin Hasan poashtu ministër për investime të huaja dhe
Hisen Xhemaili ministër për përmirësimin e klimës investues të ndërmarrjeve vendore.

Për sekretar të Përgjithshëm është emëruar Dragi Raskovski, ndërsa zëvendësi i tij është Taki Hani.
Me propozim të kryeministrit teknik, Oliver Spasovskit, në mbledhjen e sotme u emëruan edhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve qeveritare.