Opinionisti dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” thotë se Presidenti Hashim Thaҫi dhe ish kryeministri Isa Mustafa kanë bërë dialog të mbrapsht me Serbinë.
“Hashim Thaҫi dhe Isa Mustafa në dialogun e deritashëm për shumë vite kanë bërë dialog të mbrapshtë, të udhëhequr keq, të udhëhequr në dëm të Kosovës dhe në dobi të Serbisë. Nuk kanë shtruar kurrfarë kërkesash në dobi të Kosovës, por kanë sjellë marrëveshje të dëmshme, kështu duke i lënë hapësirat Serbisë që dialogun ta kthej në anën e vetë, bile Isa Mustafa shkoj aq larg në këtë dialog sa që e nënshkroj Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Veri, me shumë lëshime duke e futur edhe elemente antikushtetuse ekzekutive, çfarë Gjykata Kushtetuese ia gjeti 23 lëshime dhe e hudhi si të papërdorëshme. Kurse Hashim Thaçi qe tri vite me radhë e ka gojën plotë në dëm të Kosovës, duke e qitë atë në pazare me Serbinë pa fije turpi sikur Kosova të ishte jetime, sikur në Kosovë nuk jeton askush pos familjes së Thaçit”, thotë Maxharraj.
Maxharraj thotë se respektin dhe mrekullinë e Kosovës ia kthej qeveria e Albin Kurtit e cila e detyroi Serbinë që në njëfarë dore ta njohë Kosovën përmes dokumenteve dhe çertifikatave me rastin e hyrjes së kamionve me mallra nga Serbia ne Kosovë.
“Pa marr parasysh të gjitha trumbulencat që Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me sjelljet e tyre arrogante, duke shpallë Kurtin edhe si antiamerikan, por dihet se Kurti asnjëherë nuk ka tentuar,siç ka tentuar Hashim Thaçi te ia futë thikën pas shpine Amerikës, ose ne ato bisedat e Pronto mafisë kur thoshte se ”unë luaj koqe me Amerikën” etj. Por dosido qeveria Kurti do të mbahet mend që qeveria më e sukseshme gjatë gjithë pasluftës sepse nga simira kaskaderet e politikës u bën bashkë si ujqit për ta heq qafe. Qeveria Kurti ishte me sukseshme çfarë e tregoi edhe sondazhet ndërkombëtare që populli i Kosovës me 65% e vlerëson qeverinë Kurti si të sukseshme, pa marrë parasysh se a i pëlqen Thaçit apo Isa Mustafës”, thotë Maxharraj. /botasot