-15 gradë në Kodrën e Diellit , 56 cm borë në Mavrovë

Maqedonia e Veriut

Enti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se temperatura të ulta janë regjistruar mëngjesin e sotëm dhe gjatë natës në Maqedoni.

Temperatura më e ulët -15 ka qenë sot në mëngjes në Kodrën e Diellit, -12 në Mavrovë dhe Krushevë.

Temperatura nën zero ka pasur edhe në disa vende tjera.

Trashësia e borës në Mavrovë ka arritur 56 centimetra, në Krushevë 26, Manastir 24 cm si dhe në vendbanime tjera.
Moti sot në mbarë vendin do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë, me erë të fortë.

Në disa zona do të ketë edhe reshje bore.

Temperaturat do të jenë prej -6 deri -1 gradë.